osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali i “DH Albania”, prokuroria do thërrasë zyrtarët e ARRSH e OST

Skandali i “DH Albania”, prokuroria do thërrasë zyrtarët e ARRSH e OST

Prokuroria e Tiranës do të nisë këtë javë fletë-thirrjet e para për personat që do të pyeten për llogari të hetimit të nisur për dy tenderat me vlerë 30 milionë euro në total të fituar nga kompania “DH Albania”.

Hetimi nisi pas publikimit të dokumenteve të falsifikuara të regjistrimit të kësaj kompanie në SHBA dhe po kalon në filtër procedurën dhe ligjshmërinë e dokumentacionit në dy tenderime të kryera nga Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Tenderi i ARRSH-së i përket ndërtimit 18 milionë euro të lotit të parë të Unazës së Madhe në segmentin “Shkolla Teknologjike” – sheshi “Shqiponja”, ndërsa tenderi i OST-së, ndërtimi i linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi, të dyja procedura të anuluara. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.

Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se përveç përfaqësuesve të kompanisë, si edhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të dy tenderat, prokurorët do të kërkojnë shpjegime edhe personave që janë marrë me mbledhjen e administrimin e dokumentacionit të “DH Albania” për garën në tender.

Të premten prokurorët nisën letër-porosi për autoritetet amerikane të Delaware ku është regjistruar kompania mëmë “Danwell Haberman”. Përmes tyre prokuroria e kryeqytetit kërkon informacion në rrugë zyrtare për ligjshmërinë e disa prej dokumenteve të paraqitura nga “DH Albania”. Javën e kaluar “Zëri i Amerikës” ngriti dyshimet të forta se pas firmës “DH Albania” qendron biznesmeni Bashkim Ulaj.