Studentet jane lodhur nga politizimi partiak qe iu be protestes se tyre dhe mesa duket, duan qe t ehyjne ne dialog per te zgjidhur kerkesat e tyre.
Mirepo, nuk mendon keshtu PD dhe LSI. Rasti me i fresket eshte ai qe po ndodh tani ne Universitetin e Mjekesise, ku PD, LSI dhe disa studente te tjere, nuk po lejojne studentet qe te hyjne dhe te dialogojne per te zgjidhur ato qe jane shqetesimet studentore te bera publike prej me shume se 1 jave. Burimet nga Universiteti i Mjekesise bejne me dije se Malbor Duka i FRPD i cili eshte njeheresh edhe anetar i senatit te Mjekesise, eshte ne krye te pengeses se dialogut.
PD dhe LSI, pertej politizimit dhe rrembimit qe i beri protestes, tani ka kaluar ne nje faze akoma me te rende, ate te pengimit te zgjidhjes se kerkesave te studenteve.
A do te kene fuqi studentet qe nuk jane aty per interesa politike te nxjerrin PD LSI jashte loje dhe te zgjidhin problemet e tyre? Kjo mbetet te shihet ne vazhdim, nderkohe qe prej ditesh kryeministri Rama i fton ne dialog per te zgjidhur 8 pikat dhe me shume se aq./Lexo.al