osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lista nr.2/ Fshehje pasurie dhe tendera të paligjshëm, të tjerë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD që kanë llogari të hapura me drejtësinë

Lista nr.2/ Fshehje pasurie dhe tendera të paligjshëm, të tjerë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD që kanë llogari të hapura me drejtësinë

Pasi la jashtë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kontribuesit e vjetër të kësaj force, duket se Lulzim Basha ka vendosur të strehojë në këtë organ gjithë njerëzit me precedentë penalë që kanë llogari të hapura me drejtësinë.

Lexo.al zbuloi më herët emrat e fituesve në këtë Këshill që rezultojnë me precedentë penalë, por të tjerë emra vijojnë të dalin në dritë.

Ylli Kupi, ish Kryetari i Komunës Petrelë, në vitin 2015 kallëzohet penalisht nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për shkelje të ligjit. Kupi do të përballej me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi kishte dhënë lejen për ndërtimin e një fshati turistik në shkelje me ligjin.

Viktor Bella– Në vitin 2014, Gjykata vendos ta lërë në arrest shtëpie ish drejtorin e ujësjellësit Elbasan, Viktor Bella, pasi ai dhe katër punonjës të tjerë të këtij institucioni janë marrë të pandehur nga prokuroria, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me tenderin e riparimit të automjeteve.

Taulant Zeneli, ish Drejtor i Sh.a Ujësjellës, Tiranë kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, është kallëzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje të pasurisë.

Përparim Çaça – Mars 2018, emisioni “Stop” transmetoi rastin e nënkryetarit të Bashkisë së Kavajës, Përparim Çaça, i cili krahas detyrës së lartë, ushtronte dhe profesionin e avokatit, në kundërshtim me ligjin.

Enri Ceno – kandidat për deputet në Durrës. Ai është djali i Petrit Cenos, i akuzuar në mënyrë të përsëritur dhe nën hetim për korrupsion, favore dhe falsifikim të dokumentave gjyqësore./Lexo.al