Deklarata e reperit Noizy dy ditë më parë, që u bënte thirrje studentëve të pranonin propozimin e kryeministrit Rama për të vënë pikat mbi i përmes dialogut, shkaktoi një furtunë reagimesh në Instagram.
Pjesa më e madhe e ndjekësve të tij e kritikonin Noizy-n që mbajti një qëndrim politik, duke mbështetur kreun e qeverisë, Edi Rama.
Por sot reperi ka reaguar sërish në Instagram, ku shkruan se nuk i “rr*het” as për njërën nga partitë politike dhe se reagimi i tij i nje nate me pare nuk ka lidhje me asnje parti apo interesa politike por vetem te miren e studenteve.
“S’më rruhet as për PS as PD as LSI”, shkruan reperi duke na treguar se nuk mbështet asnjërën nga partitë. Më tej ai me ironi shprehet se dialogu nuk bën, ndaj ju thotë një “bravo” studentëve për të vijuar me protesta pa rrugëzgjidhje: “Mos bëni Dialog.
Dialogu nuk bën. Jeni shumë mirë kështu siç e keni nisur. Bravo Ju Uroj fat shpresoj t’ia dilni mbarë”. Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditën e 13-të dhe atyre u janë bashkuar edhe qytetarë.