osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Studentja që doli në protestë, por u largua e zhgënjyer: Po tani çfarë?!

Studentja që doli në protestë, por u largua e zhgënjyer: Po tani çfarë?!

“Kurrë mos kini frikë ta ngrini zërin për ndershmëri, vërtetësi dhe dhembshuri ndaj padrejtësive, gënjeshtrave dhe lakmisë. Nëse njerëzit në mbarë botën … do ta bënin këtë, kjo do të ndryshonte botën”. – William Faulkner

Ngjarjet e kohëve të fundit, kanë përfshirë cdo qytetar të këtij vendi të vogël po shpeshherë dhe kaotik. Si studente, dola dhe unë aty ne shesh ditët e para për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtat e mia.

Isha totalisht kundër tarifës 670 lekë për një kredit !

Unë isha ajo që zemra më rrihte fort, dhe sytë mu mbushën me lot, kur pashë, se ne të gjithë bashkë mund të ja dilnim! Unë isha aty me ju, unë jam një nga ju.

Përsa i përket 8 pikave që kërkojmë të plotësohen, jam plotësisht dakort. Por a realizohen këto 8 pika brenda ditës? A janë në dijeni studentët për peshën aktuale që ze Arsimi në buxhetin e shtetit? Sipas të dhënave në buxhetin e vitit 2018, aktualisht 8% i shkon Arsimit. Një përqindje e cila duhet ngritur por gjithashtu konsultuar me ekspertë ekonomie të vendit tonë. Unë nuk jam për negociata, unë jam që pikat e kërkuara të plotësohen pasi janë bazike. Po si do plotësohen këto? Pse studentët nuk pranojnë dialog dhe kush i përcau ata?! A po përdoret kjo protestë studentore nga partitë politike të vendit tonë?!

Ngjarjet e fundit më bënë të distancohesha dhe më konfuzuan. Doja të analizoja cdo element të kësaj proteste, dhe duke u distancuar nga cdo qendrim politik. Shoh studentë të cilët shprehen se do të përshkallzojnë protestën. SI? Pse ne të gjithë bashkë gjejmë sallën më të madhe, të kemi GUXIM të përballemi sy më sy me DREJTUESIT, jo vetëm Kryeministrin, Min.Arsimit por dhe me Dekanët dhe Rektorët tanë të cilët kanë humbur nga faqja e dheut këto kohë.Aty në mes të të gjithve, aty të tregojmë se ne dialogojmë dhe PA NEGOCIATA!

Dhe sigurisht, spo flas për dialogje të improvizuar nga Fressh apo kushdo qoftë për interesa personalë!!

Shoh miqtë e mi, të cilët i përkasin forumeve partiake të ndryshme, të cilët kërkojnë më dhunë të plotësojnë thjesht kërkesat partiake, pa folur fare për ate c’ka ne vertetë kërkojmë. Ne duam plotësim të kërkesave, e ndërkohë disa të tjerë kërkojnë rrëzim të pushtëtit. A është kjo protesta që duam?!

Po tani cfarë?! Sa do zgjasi kjo protestë pa u përdorur…

Duke shpresuar për një zgjidhje sa më të shpejtë, plotësimin e kushteve tona dhe rikthimin në auditorët e fakultetit, shpresoj që partitë politike mos të përfitojnë nga protesta që nisi nga studentët, për studentët!

The best way to solve problems and to fight against war is through dialogue.

Sinqerisht,

Një nga ju! (Dhe jo, nuk jam Fresshiste dhe sdo jem ndonjëherë)/ Nga një studente që doli në proteste por tani po zhgenjehet/Tiranapost