Michael Schumacher, para 5 vitesh pësoi një aksident të tmerrshëm në një pistë skish. Prej shumë kohësh 7-herë kampioni i Formula 1 dergjet në shtrat.
Por së fundmi “Daily Mail” raporton se Schumacher ka bërë përmirësime në javët e fundit e madje thuhet dhe se ai është çuar në këmbë.
Po sipas “Daily Mail” Schumacher nuk qëndron më i shtrirë në krevat dhe se agonia për të ka marrë fund.
Gjithashtu mësohet se trajtimi i tij kushton më shumë se 55 000 euro në javë dhe se ai vazhdon të qëndrojë në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës.
Nëse Michael Schumacher arrin ta marrë plotësisht veten, ku i dihet ndoshta një ditë mund ta shohim edhe në pistën e garave.