Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar paraditen e sotme ka deklaruar se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve.
“Sot është protesta e studentëve, ne e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat, jemi atje, njerëzit tanë i mbështesin me të gjitha format dhe mënyrat.
Jam i vetëdijshëm, kundërshtari po mundohet ta instrumentalizojë. Ata kanë një kërkesë të thjeshtë për plotësimin e tetë kërkesave” tha ai.