Ditën e djeshme, reperi i njohur Noizy, bëri një reagim të gjatë në lidhje me protestën e studentëve, ku ftonte studentët të dialogonin me kryeministrin Rama. Statusi i tij në Instagram mori komente të shumta, dhe Noizy është detyruar t’u përgjigjet disa prej tyre, për t’u shpjeguar qëndrimin e tij.
Në një përgjigje ai shkruan që me protestë nuk arrihet gjë, pasi dhe Basha ndenji 6 muaj në çadër, por nuk arriti asgjë, ndaj dhe duhet DIALOG!
“Do ngelemi në vend nëse vazhdojmë kështu. Unë sot kthehem në Shqipëri dhe do dal bashkë me ju në protestë por çfarë arrijmë? Asgjë. Kur s’ia doli Luli me 6 muaj çadër para Kryeministrisë do ia dalim ne?”, shkruan Noizy në Instagram./dritare