Ish zv.ministri Taulant Muka është përzënë për herë të dytë nga studentët sapo ka tentuar të marrë fjalën.
Ata i kanë kërkuar të largohet prej aty pasi sipas tyre nuk mund të jetë pjesë e protestës një njeri që kërkon të përfitojë kredite nga kauza e tyre.
“Rinia shqiptare…” është dëgjuar Muka, dhe më pas i është prerë fjala, pasi disa të rinj kanë brohoritur njëzëri: ik, ik.ik…
Muka, është larguar nga mikrofoni duke mos pasur mundësi të sqarohet.
Kjo është hera e dytë që ai dëbohet nga protestat e studentëve.