Dy ditë më parë u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili dje rreth mesnatës nxori dhe produktin e tij që ishte Këshilli Kombëtar i PD-së. Nga zgjedhjet rezultoi se në kutitë e votimit ishin gjetur fletë më shumë sesa persona kishin të drejtë vote. Së pari, ajo që është fakti kryesor është vetë proçesverbali që mban firmën e Komisionit që deklaron numrin e mandateve dhe fletëtb e gjetura në kuti. Por, kjo do të kishte vlerë nëse do të ishin numëruar votat dhe nuk do të ishte manipuluar gjithë rezultati.
Në Kuvend pretendohet se kanë qënë rreth 5 mijë vetë. Ndërkohë që salla nuk merrte më shumë se 1700 vende. Pra, edhe me këtë shifër të shpallur rezulton se nuk ka pasur korum, dhe kjo zyrtarisht. Por, edhe pse të kapur nga paniku i shifrave, fenomeni që ka ndodhur në sallë është se shumë përfaqësues me mandate kanë votuar më shumë se një herë, ka pasur edhe raste që kanë votuar 5 apo 6 herë.
Prandaj nuk përputhet numri i mandateve, me numrin e fletëve që janë gjetur në kutitë e votimit,. Ashtu sin ë zgjedhjet e Lulzim Bashës në Korcë, Vlorë, Durrës e gjetkë ku u vërtetua manipulimi i votave, të shtunën nuk ka ndodhur asgjë më shumë apo më pak. Kanë marrë pjesë në Kuvend rreth 2 mijë persona, nga 6250 delegatë me mandate dhe nga të paktën 3125 të pranishëm që duhet të ishin për të hapur Kuvendin dhe për ta cilësuar atë të vlefshëm. Pa korum Kuvendi është hapur.
Ka një shpërndarje fiktive të mandateve në degë. Janë raportuar zgjedhje në grupseksione, ku nuk janë zhvilluar fare dhe mandatet u janë dhënë personave të tjerë. Ajo që është zhvilluar në PD ka qënë një proces formal numërimi, dhe më pas shifrat janë fryrë. Një provë tjetër manipulimi është fakti se për 13 orë, PD deklaroi se përfundimin e numërimit.
Janë 350 emra në fletët e votimit. Dy sekonda do të duheshin minimalisht për të lexuar një emër plus mbiemër, pra një fletë votimi do të kërkonte rreth 13 minuta për të lexuar dhe regjistruar një emër, përfshirë edhe verifikimin e vlefshmërisë së votës, procedurën e regjistrimit etj, që shkon të paktën 15 minuta, për shkak të numrit të madh të emrave që ka në fletë.
Në kuti janë gjetur 4919 fletë votimi, të cilat i shumëzojmë me një mesatare prej 13 minutash. Pra, duhen rreth 64 mijë minuta. Rreth 1 mijë e 65 orë numërimi. Pra, nëse do të kishim vetëm një komision, do të duheshin të paktën 44 ditë. Kemi pasur 13 komisione dhe rezulton që këtyre grupeve me një llogari të thjeshtë, do t’ju duheshin të paktën 82 orë pa ndalim, pra gati 3 ditë e gjysëm pa ndalim për të nxjerrë rezultatin.
Pra, të numëronin çdo fletë pa pushim. Ndërkohë këtu nuk është futur koha për të mbledhur të gjithë rezultatin dhe për të përgatitur proceverbalin e plotë. Pra do të duheshin rreth 5 ditë, ndërkohë Jemin Gjana me shokë e nxorën për 24 orë. Kur, Kuvendi zhvillohej përpara zgjedhjes së Lulzim Bashës, në kohën e Berishës kryetar, nga 800 deri në 1 mijë delegatë që votonin, me rreth 200 kandidatë në listë, rezultati shpallej pas të paktën 3 ditësh. Me një përllogaritje të thjeshtë kemi 5-fishin e delegatëve të deklaruar. Gati 2-fishin e kandidatëve në listë, do të duheshin të paktën 10 ditë për t’i numëruar dhe për të pasur rezultat të vërtetë, sipas shifrave të deklaruara nga Jemin Gjana dhe komisioni zyrtarisht, rezultatin e nxorën për rreth 24 orë.
Prandaj, për të gjitha llogaritë e mësipërme, faktet skandaloze të këtij Kuvendi, e vërteta është një dhe vetëm një. Ka pasur korum formal. Pra, ai s’ka ekzistuar. Votim formal dhe rezultat formal. Gjithçka ka qënë një mashtrim fillim e mbarim. Faktet rrëzojnë Kuvendin e Lulzim Bashës dhe vërtetojnë se ai është kapur duke vjedhur në shtëpinë e tij.(CNA.al)