Pas sekuestrimit të 613 kg kokainë që deklarohet se është gjetur brenda një kontenieri në portin e Durrësit, natyrisht që PD nuk mund të heshti
Pas këtij lajmi ka reaguar dhe “ministri i Brendshem” në miniaturë i Durrësit Bylykbashi, i cili shkruan se edhe Rama e ka mbuluar vendin në “të bardhë”, teksa e dyfishon sasin e kapur dhe i mërzitur ironizon doganat: Se të kalojnë rreth 1 ton kokainë rehat-rehat “është si të kalojë elefanti ne doganë dhe të mos e ketë parë njeri.” Në fakt nuk ka kaluar asnjë gramë askund edhe sikur të lihej te shkarkohej në magazinën e porositësit të survejuar nga strukturat e policisë.
Kjo është një strategji që mund ta përdorë çdo policie, për të kapur sa më shpejt të gjithë të implikuarit e në këtë rast është një mashtrim nga ana e Bylykut të partisë sepse për këtë ngarkesë është bashkëpunuar me partnerët e policisë nga Spanja , Gjermania dhe Hollanda, të cilët kishin informacion të detajuara.
Mirëpo ky palaço që bën politik duke u hequr si politikan është veçse një injorant që shtyen ditët duke ngrënë lartë e poshtë. Të flasësh rroma-përtoma, pa asnjë lidhje , të shkruash statuse që askush nuk ti lexon , sepse qytetarët janë shumë më të informuar se këto deputet palaço cirku, tregon në opinion se si ka degraduar PD dhe çfarë niveli e përfaqëson atë.
Pavarësisht se ku është kapur kokain, që ky lajmëtarë i mashtrimit nuk di asgjë të paktën një gjë duhet të kuptojë se strukturat e policisë janë të qeverisë Rama. Bile duhet të bënte një falenderim për përkushtimin e strukturave antidrogë për një rezultat të tillë. Por lind pyetja: A mos ka parë ëndërr ky Bylyku sikur ishte ai Ministër i Brëndshem dhe trimat e tij të ish-Lulit te ish-Nokës të ish-kapterr Nishanit kishin ndaluar 1 ton kokainë të Edi Ramës?!
Postimi i plotë:
Pishëza gazmore e Kryeministrisë e mbuluar me “të bardhe”
Durres 28.02.2018 – Zoti e mbuloi token me te bardhe. Karteleve te droges qe sollen dhe mbajne ne pushtet Edi Ramen iu kap sot ne Maminas rreth 1 ton “e bardhe” (kokaine). Ka kaluar kufirin rehat rehat dhe ishte magazinuar. Nese e shesin si arritje te policise, mendoni vetem kaq: eshte si te kaloje elefanti ne dogane dhe te mos e kete pare njeri.
Zoti e çon borën në Durrës nje here ne shume vjet ndersa guximi i ketyre ka kapercyer kilogramet dhe ka arritur tek tonelatat.
Edi Rama rri si pishëza gazmore. “Ç’ka Zoti më shumë?!” thotë me vete. “Edhe unë e kam “zbardhur” vendin, me kokainë” dhe vazhdon e rri si peme./TNA.al