Shumekush e mban mend pedagogun e ri Rezart Prifti. Lektor ne fakultetin ekonomik, nga floket dhe mjekra e kuqe. Protagonist ne protesten e studenteve, e kemi pare ne shesh, por edhe ne studiot televizive te debatonte ne mbrojtje te 8 kerkesave.
Dhe nuk kishte asgje te keqe sikur Profesor Rezartin mos ta kishim pare diten e shtune, pak metra larg protestes teksa mbante nje fjalim per tu zgjedhur anetar i keshillit drejtues te Partise Demokratike. Ai i pavaruri, mbeshtetesi i studenteve, pikerisht ai, perdori kauzen e tyre per tu promovuar ne Partine Demokratike.
Edhe pse nuk ka asgje te keqe qe te rinj e te reja te anetaresohen ne parti te majta a te djathta, levizja e Profesor Rezartit tregon qarte se si opozita po perpiqet ta perdore politikisht levizjen e studenteve. Per te arritur ate qe vet prej kohesh nuk e ben dot me: mobilizimin e te rinjve te ndershem qe nuk shiten e blihen nga dhuratat e Mones apo Lulit./Lexo.al