osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Puthja e gjatë

Puthja e gjatë

Nga Luan Banushi

U hap dera, ishte drejtori. Pa hyrë brenda iu drejtua shefit të zyrës: “Petraq, të hënën do të shkosh në B për kontroll, siç e kemi lënë, merr edhe Arditin, mirë?”. Petraqi, një burrë mbi të pesëdhjetat, por i mbajtur mirë, mërmëriti: “Dakord shef”. – “Rajmonda, ç’bëre me informacionin?” – “Ja drejtor edhe pak e do ta sjell”. Drejtori i hodhi një vështrim Arditit, sikur të merrte miratim prej tij dhe mbylli derën.

Ishte pak i rëndë, por njeri i mirë. Ishte shumë pas punës. Ai e kish sjellë Arditin aty. S’kish dy muaj që kish filluar punë. Me mbarimin e fakultetit e kishin emëruar në Kukës ku kish qëndruar plot pesë vjet. Inteligjent, rigoroz me punën, por dhe me dije të plota, arriti të ishte një nga specialistët më të mirë të financës. Drejtori e kish pikasur dhe bëri të pamundurën që ta merrte në zyrë.

Ay nga pasditja mbërritën në B. Hoteli ishte në një vend pak si të ngritur nga ku shihej liqeni që kish marrë një pamje piktoreske. Ajo vapa e madhe e korrikut kish rënë disi. Dolën. Petraqi i fliste për liqenet karstike që ishin të shumtë në atë zonë. U afruan te liqeni. Fare në cektinë shiheshin enë balte të thyera. “Ka shumë enë, terrakota etj, por kërkimet vazhdojnë”, – u tha një banor vendas. Pak më tutje ishte libraria e qytetit. Hynë. U hodhi një vështrim kalimthi librave, i zunë sytë “Nga Dashuria për Artin”, të O’Henrit. U gëzua. Nuk arriti ta merrte në Tiranë. Librashitësi qëlloi i muhabetit, por edhe ai nuk e kish me ngut. Ndjeu që Petraqi po rrinte si në gjemba. I hodhi një vështrim pyetës. “Shkojmë tek qendra shëndetësore se dua t’u bëj një kontroll dhëmbëve”, tha.

Mjekimi i dhëmbëve ishte në katin e dytë. Mjekja dentise, një grua e re tërheqëse, i priti me mirësjellje. Me Petraqin shkëmbyen përshëndetje si të njohur. Petraqi u ul në ndenjësen e mjekimit. Dentistja punonte dhe hidhte fjalë herë pas here. I bëri përshtypje që sa herë i drejtohej atij, vinte buzën në gaz. Si me jo shumë kuptim i dukej, por tek ajo gjithçka ishte korrekte, femër tepër serioze.

Pas pak tek dera u duk një vajzë, pa bluzën e bardhë të mjekut. Bjonde, jo shumë e gjatë, e mbledhur, shkurt nga ato që në gjuhën e meshkujve quhet “e mirë”. Ishte farmacistja. Dentistja, gjithnjë me buzë në gaz, bëri shenjë me kokë në drejtim të vajzës. “Ah, paska diçka këtu”, – mendoi, – “po çfarë?” Biseda u ndez. Dentistja, po më shumë farmacistja, po e ngacmonin. Edhe Arditi nisi të fliste me një lloj ironie, sa që bjondia u ndje keq në një moment.

Farmacistja tha se i duhej të largohej. Kur po ikte iu drejtua Arditit: “Para se të ikësh eja pak aty tek unë”. Mbeti i çuditur. Edhe pse e dinte që për femrat ishte tërheqës, i gjatë, i hajthëm, me fytyrë gjatoshe, por të rregullt, flokë gështenjë me onde, me sy të vegjël zhbirues, “Nuk ta durojmë dot vështrimin”, i kishin thënë, përsëri ishte fare e papritur për të kjo ftesë.

Dentistja përfundoi pastrimin e gurëzave. U përshëndetën me të. Djathtas korridorit ishte farmacia. I bëri me shenjë Petraqit dhe u drejtua për atje. Ishte një dhomë disi e madhe, me ca dollapë me kanata xhami, mbushur me ilaçe. Në hyrje ishte një si banak. Vajza ishte ulur, përpara kishte një libër. E mbylli. Ishte romani “Një jetë” i Gi dë Mopasan.

– “Mos ma jep dorën se vjen nga jashtë e më ftoh”, – tha me një ton hokatar. Ishte vijim i bisedës tek dentistja. Farmacistja, Loreta, kështu quhej, u hodh: “Ah, me siguri është Obllomovi i Gonçarovit, sa kam mësuar nga ai libër!”

Loreta e përtypte veprën, kur i thonë, bënte analizë të hollësishme si me një tablo. Vepra është organizëm i gjallë, thoshte, duhet të pulsojë jeta në të, ta përfshijë lexuesin në dinamizmin e saj, të marrë e të japë energji, ndryshe është si të kesh lindur një fëmijë të vdekur. Ndoshta po shkruante diçka. Kishin të njëjtat shije, por…, se ç’kishte diçka tek ajo që e turbullonte. Nuk ndjehej i sigurt me të. Ishte mësuar që ta zotëronte ai gjendjen.

I kishte parë tek liqeni kur po bisedonin me atë banorin vendas. “Aaa, prandaj buzëqeshte dentistja. Diçka do kenë folur për mua”, shkoi në mend. Nuk e kuptoi si kaluan orët. Po mëdyshej, donte të fliste përsëri me të, por ajo diçkaja nga brenda nuk e linte, kështu që u nda thjesht me një “mirupafshim”. Loreta e përshëndeti e menduar.

Atë të shtunë mbasdite nuk doli, i duhej të përfundonte raportin e B-së. Po bëheshin dy javë që ish kthyer dhe të hënën duhet ta dorëzonte doemos. Kishte hapur të gjitha dokumentet në dhomën e miqve e kish humbur në to. Ra zilja e telefonit. E ëma, që u ndodh në korridor, ngriti receptorin: “Po?” …, – “Është për ty”. U ngrit si i përhumbur, mori receptorin. – “Po?”, kështu përgjigjeshin të gjithë si familje, ishte zakon që u kish mbetur nga i ati, një oficer i lartë ushtrie. – “Jam Loreta”. Heshtje, disa sekonda. – “Oh, Loreta si je?” – “Mirë faleminderit, po ju? Flas nga shtëpia e një shoqes. Sot vi në Tiranë. Të lutem dil e më prit, në ora shtatë duhet të jem aty”.

Nuk e priste. Edhe pse kish ndjerë se ajo kish një tërheqje ndaj tij, nuk e mendoi gjë serioze. Kalimtare, siç ndodh shpesh në të tilla raste, aq më tepër që nuk do të shiheshim më. Gjatë bisedës i kishte dhënë numrin e telefonit, me ndjesinë se nuk do mund të përdorej.

Loreta kishte ardhur me një shoqe, Dolorezin, një ekonomiste e lartë. Më e gjatë se Loreta, me flokë gështenjë, me sy të mëdhenj, që të sulmonin. U ndje i bezdisur që nuk ishin vetëm.
Loreta i pëlqente vërtet. Jo vetëm pamja, e tërhiqte shumë qenia e saj, mprehtësia, dijet e gjera, kultura që rrezatonte. Njihte pikturën, muzikën, letërsinë. Ajo pikturonte edhe vetë në çaste frymëzimi. Kur shpjegonte, sytë i merrnin një si ndriçim. “Natë me yje” e Van Gogh-ut shpreh dhe një lloj koncepti mbi dinamikën e lëngjeve, i kish thënë, po ai nuk e kish kuptuar mirë. “Ehh, femrat…, i dua dhe i respektoj pa masë, por nuk u takon atyre të jenë më lart”, mendoi.

I çoi tek lulishtja, tek kisha e Shën Prokopit. Zunë vend. Erdhi kamarieri dhe bënë porosinë. Po bisedonin pa ndonjë objekt të caktuar. Foli pak me Dolorezin për profesionin dhe të ardhmen. Pastaj u tregoi se të dielën kishte provim një kushërira e tij për kanto. Zhvillohej tek pallati i kulturës. Nisi të flasë për muzikën klasike. U kujtoi korin e magjishëm nga “Nabuko Donosov” e Verdit, këndoi arien nga “Peshkatarët e Perlave” të Bizesë. E kish kapur një lloj frymëzimi. Loreta, me një trishtim në fytyrë, më shumë dëgjonte.

U err plotësisht. Po fliste për Paganinin fëmijë se si e mbyllte i ati në një bodrum dhe e linte orë të tëra derisa të përvetësonte mësimet që i kish dhënë, kur dëgjon Loretën, me zë të dobët, t’i thotë: “Më ndihmo pak” – dhe u nis drejt pyllit. E ndoqi pas instiktivisht. Nuk kuptoi ç’e deshi. Po ecnin të heshtur. Nuk po shihnin më. Loreta u duk se u pengua, u mbajt tek krahu i tij. U afruan shumë. Ndjeu se kishte frymëmarrje të çrregullt. Nuk rezistoi dot, ia afroi kokën drejt vetes dhe e puthi lehtë në faqe. Loreta u kthye menjëherë drejt tij, ia rrëmbeu kokën dhe e mbuloi me të puthura, nxitimthi, dukej se mezi e kish pritur këtë çast. Ndaloi tek buzët, duke e tërhequr fort nga vetja. Në një moment, përtamb, kërciti buza nga kafshimi. Ndjeu shijen e gjakut në gojë. Ajo e tërhoqi drejt vetes dhe përsëri humbën në puthje.
U harruan…

Nisën të tregonin përshtypjet e para për njëri tjetrin. Kish ndjerë një tërheqje të madhe sapo e kish parë të liqeni, kështu i tha.
Kaluan përsëri në puthje…

Sa është ora? – Pse? – Kam prenotuar hotel dhe pas dymbëdhjetës nuk të pranojnë më. – Duhet të ikim atëherë, ora është 11 e dhjetë.

Dolorezi ishte mërzitur e vetme në tavolinë. Nuk u foli fare. Arditi mbeti pak keq. E shpëtoi kamarieri, pagoi dhe u nisën. Dolorezi shkoi tek tezja që e kish shtëpinë afër Gardës. Ecnin të dy në heshtje. Mbërritën tek hoteli. Në momentin e ndarjes, Loreta e tërhoqi drejt vetes, i ngjiti buzët fort tek të tijat, në një puthje të gjatë, u shkëput, e vështroi një copë herë pa ia ndarë sytë dhe iku pa kthyer kokën.