Dhimitër Orgocka është një aktor i mirënjohur shqiptar, ka lindur në 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Ai është gjithashtu regjisor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku ka marrë edhe çmime.
Filmografia
Njerëz në rrymë – (1989), Bani Bashari
Përsëri pranverë – (1987), Damo Bregu
Dasëm e çuditëshme – (1986), Riza Ostrovica
Asgjë nuk harrohet – (1985), Xha Fanja
Gjeneral gramafoni – (1978), Zoti Misir
Pas gjurmëve – (1978), babai i Skenderit dhe Luanit
Flamur në dallgë – (1977) (TV)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975), Toger Antonio
Yjet e netëve të gjata – (1972), Bato Kolaneci
Horizonte të hapura – (1968)… Urani