Duket se protestat e fundit të studentëve në vendin tanimë kanë marrë një drejtim tjetër. Mbrëmjen e sotme ka nisur themelimi i një lëvizje studentore, që pritet të shndërrohet shumë shpejt si parti politike e cila do të mbajë emrin “Lëvizja për Shqipërinë”.
Gjithashtu mësohet se ditën e nesërme pritet që të mësohen edhe ideatorët dhe drejtuesit e kësaj partie.
Më poshtë manifesti:
“Liria është një e drejtë e panegociueshme, as as nuk mund të shitet as nuk mund të blihet nga asnjë person. Askush nuk mund të vendosë të shtyp një popull, nuk mund ta nënshtrojë atë, dhe askush nuk mund të vendosë individualisht për fatin e popullit.
Të vetëdijshëm se Shqipëria po kalon kohë të vështira, dhe sot gjendet në një udhëkryq të madh.
Të bindur, se shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë e cila punon për popullin.
Të bindur se vlerat Evropiane, janë vlera që duhet implementuar sa më shpejtë në shoqërinë shqiptare.