osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasi bëri ‘kërdinë’ me tenderat, ish drejtori i LSI kërkon të ‘rrjep’ ligjërisht shqiptarët: Dua dëmshpërmblim

Pasi bëri ‘kërdinë’ me tenderat, ish drejtori i LSI kërkon të ‘rrjep’ ligjërisht shqiptarët: Dua dëmshpërmblim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.

Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për secilën ditë që u mbajt në qeli.
Përkatësisht për periudhën nga 21 shkurti 2017 kur u prangos sipas një masë sigurie të shpallur në mungesë deri në 19 shtator 2018, ditën kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Me argumentin se dëshmitari i drejtësisë që e akuzonte po përpiqej të lehtësonte pozitën e tij para drejtësisë, Artur Zoto këmbënguli pafajësinë gjatë 20 muajve proces gjyqësor.

Zoto, i cili para drejtimit të burgjeve ka qenë gjithashtu zyrtar edhe në Policinë e Shtetit u gjykua i veçuar nga pjesa e biznesmenëve që akuzoheshin se ishin favorizuar për të fituar tenderin e ushqimeve në burgje.

Por duke iu referuar deshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Iliaz Labi, shkalla e parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim.

Ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm, shkruan Top Channel. Një vendim ky i formës së prerë dhe që nuk u rekursua nga Prokuroria. Nga ana tjetër Iliaz Labi dhe tre biznesmenë u dënuan me nga rreth 2 vite burgim secili.
Nuk ka ende një qëndrim nga Prokuroria nëse do ta hetojë apo jo dëshmitarin e drejtësisë për dëshmi të rreme para Gjykatës.