Numri i të rikthyerve si figura në PD është shumë herë më i ulët se sa ai i të larguarve nga forumet drejtuese të kësaj partie. Eshtë si të bësh një përllogaritje të lindjeve dhe vdekjeve në një shtet normal, dhe të dalë bilanci i largimeve nga kjo jetë më i lartë se sa i lindjeve, që përkthehet në katastrofë dhe ecje me shpejtësi drejt shuarjes.Në kushtet kur mazhoranca socialiste është në mandatin e dytë të qeverisjes, një qeverisje arrogante dhe e konsumuar deri në detaje, në PD duhej të kishte një “radhë” të gjatë para derës me njerëz që kërkojnë të kontribuojnë, të shtyrë dhe nga fakti se ardhja në pushtet është shumë afër. Bashës i largohen njerëzit pikërisht tani kur një opozitë ka mundësi reale për të ardhur në pushtet, duke treguar se jo vetëm që s’frymëzon për fitore, por krijon dhe alergji aq sa largohen me vrap të gjithë prej tij. Duket sikur dhe vetë Basha po i ‘ikën’ Bashës
Kuvendi Kombëtar i PD në fund të herës vertetoi dy elementë të rëndësishëm që përcaktojnë dhe mbarëvajtjen e partisë kryesore të opozitës, tashmë që kemi hyrë në vitin elektoral.
Teksa na ndajnë vetëm shtatë muaj nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të ardhshëm demokratët shkojnë në këtë ballafaqim elektral më të dobët se kurrë.
Elementi i parë që u vu re në këtë Kuvend Kombëtar ishte se, numri i të rikthyerve si figura në PD është shumë herë më iulët se sa ai i të larguarve nga forumet drejtuese të kësaj partie.
Eshtë si të bësh një përllogaritje të lindjeve dhe vdekjeve në një shtet normal, dhe të dalë bilanci i largimeve nga kjo jetë më i lartë se sa i lindjeve, që përkthehet në gjuhën e shifrave katastrofë dhe ecje me shpejtësi drejt shuarjes.
Elementi i dytë që shfaqi largimi përmes dorëheqjeve të të propozuarve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, forumi më i lartë drejtues në periudhën mes dy Kuvendeve të PD, është se në këtë parti është vrarë shpresa se mund të vihet në pushtet.
Nuk janë larguar nga këto forume figura dokudo, por personalitete që i kanë dhënë jetën PD, kanë kontribuar e kontribuojnë në këtë parti në të gjitha iniciativat politike, por që nuk dëshirojnë të jenë pjesë fiktive e Këshillit Kombëtar që s’mblidhet asnjëherë dhe nuk e pyet njeri.
Në kushtet kur mazhoranca socialiste është në mandatin e dytë të qeverisjes, një qeverisje arrogante dhe e konsumuar deri në detaje, partia kryesore e opozitës duhej të kishte një “radhë” të gjatë para derës me njerëz që kërkojnë të kontribuojnë, të shtyrë dhe nga fakti se ardhja në pushtet është shumë afër.
Për ta ilustruar këtë fakt, mjafton të sjellim në memorien e shqiptarëve por dhe të demokratëve fillimin e vitit 2005, kur PD po ndjente ardhjen në pushtet dhe kishte një dyndje të jashtëzakonshme për të hyrë tek lista e KOP-it. Pjesë e kësaj liste ishte dhe vetë Lulzim Basha, tashmë kryetar i PD.
Njëherësh kishte ndodhur dhe dyndja tjetër, ajo e të rikthyerve në PD, duke filluar me gati gjithë krerët e lartë të PAD, me në krye Neritan Cekën, Arben Imamin, Preç Zogajn etj, të cilët ishin larguar që më 1992 e deri tek Genc Ruli dhe ish drejtuesit e PDr, Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinant Xhaferraj etj.
Këto figura të rikthyera, jo vetëm që kishin qënë thjeshtë kundërshtarë, por i kishin sjellë ndër vite dëmin më të madh Sali Berishës, duke e rrëzuar nga pushteti dhe duke e lënë 8 vite në opozitë.
Pra “radha” para derës së selisë së PD dhe për takim me Berishën ishte e gjatë, duke treguar qartë se kishin parandjerë ardhjen në pushtet të opozitës së djathtë.
Ndërkohë që në Kuvendin Kombëtar të PD, të gjitha figurat që kishin mbështetje në radhët e të djathtëve dhe qytetarëve shqiptarë, një pjesë u përjashtuan, një pjesë refuzuan të ishin pjesë e kupolës blu, ndërkohë që dhe ata që u propozuan, dhanë dorëheqje nga kandidimi, duke çuar në një “bjerrje” totale të PD.
Në mbyllje të Kuvendit të PD, në memorien e shqiptarëve i fiksua fakti se kjo parti nuk ka asnjë shpresë që me Lulzim Bashën të vijë në pushtet, dhe gjithçka mund të varet vetëm nga rrethana rastësore për të larguar qeverinë e Ramës në zgjedhjet e radhës nga pushteti.
Madje u duk sikur dhe vetë Basha nuk kishte shpresë se PD nën drejtimin e tij do të vinte në pushtet, pasi pjesën më të madhe të Kuvendit kur po mbanin fjalën në podiumin e Kuvendit Kombëtar zyrtarë dhe drejtues të PD, ai ishte në holl duke bërë selfie me delegatët.
Ishte një shije aspak e mirë kjo nga Kuvendi, ku Bashës i largohen njerëzit pikërisht në fundin e mandatit të dytë në opozitë kur çdo parti ka mundësi reale për të ardhur në pushtet, duke treguar qartë se jo vetëm që nuk frymëzon për fitore, por krijon dhe alergji aq sa largohen me vrap të gjithë prej tij. Madje duket sikur dhe vetë Basha po i ‘ikën’ Bashës./Pamfleti