Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mësohet të jetë agjent i CIA-s amerikane.
Këtë përfundim e kanë nxjerrë mediat maqedonase, të cilat i referohen dokumenteve të publikuara pak orë më parë nga Wikileaks.
Nga këto dokumente, autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar ende, rezulton se Dimitrov ka qenë agjenti i fshehtë i CIA-s që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.
Në kohën kur zvillohej pocesi i emrit me Greqinë, mësohet se Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i ambasadës amerikane.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim si nga ministri Dimitrov, ashtu edhe autoritetet amerikane për lajmin e shpërndarë.