Prej disa javësh protestuesit me jelekë të verdhë kanë bllokuar qytetin e Parisit duke ndaluar çdo aktivitet ekoniomik dhe e bërë të pamunudur qarkullimin e automjeteve.
Ndonëse në fundjavë u duk sikur vrulli i kësaj proteste ra, një numër i madh francezësh vijuan protestat edhe ditën e sotme, pavarësisht thirrjeve të ministrit të Brendshëm Christophe Castaner për të liruar rrugët.
Deri më tani plot tetë persona kanë humbur jetën në incidente të lidhura me lëvizjen e jelekëverdhëve, kryesisht nga aksidentet e trafikut në rrugët e bllokuara nga protestuesit.
Protestat kundër rritjes së taksës së naftës në Francë kanë filluan në nëntor, por më vonë u shndërruan në shprehje të përgjithshme të zemërimit në qeverinë e Presidentit Emanuel Macron.