Kur kemi hyrë në ditën e dymbëdhjetë të protestës, një nga përfaqësueset e Organizatës Politika duket se është shqetësuar nga protagonizmi i ish zëvendës-ministrit te Arsimit, Taulant Muka.
Iniciativa e akademikut për tu zgjedhur në krye të Këshilltarëve intelektual të protestës nuk është pritur mirë nga përfaqësuesja e OP, Edlira Xhafa, e cila eshte kunder emerimit te nje perfaqesuesi te tille.
“Mallkon Shkodrani ‘T’hyft vetja n’qejf’. Jo perfaqesi “intelektualesh” – mijera studente dhe pedagoget qe kane qene perkrah tyre pergjate ketyre viteve jane zeri dhe perfaqesia e vetme e kesaj proteste!”, shkruan ajo në ‘Facebook’.
Në fakt, OP, nga njëra anë pretendon se ajo është një ndër organizatoret kryesorë të mobilizimit të studentëve, ndërsa Muka po ashtu mendon se ai ka pasur një rol të rëndësishëm, nisur nga fakti se ka denoncuar disa plagjiatura të zyrtarëve të lartë, apo edhe se ishte ne postin e zëvendës/ministrit të Arsimit.