Bandat partiake e familjare, që prej afro 30 vitesh kanë uzurpuar, kanë shkatërruar, po vjedhin e po mbajnë peng Arsimin e Lartë, kanë si “Ikona”, tre batakçinjt, mediokrit dhe “qeflinjtë” Dhori Kule, Shezai Rrokaj e Mynyr Koni, të cilët, me sundimin e tyre afro 30-vjeçar, “i kanë marrë shpirtin, i kanë rrjepur lëkurën e kanë bërë varrin” universitetit
“Gropa e zezë” e falsitetit dhe rrjetës nepotike familjare, klanore e politike brenda universiteteve shtetërorë, ka shumë skandale, që diktojnë jo më kryeministrin, por parlamentin, të shfuqizojë urgjent, bazën ligjore ekzistuese dhe të hartojë e miratojë ligje speciale, për shpëtimin e universiteteve.
Kryeministri Rama, mësuesi që ka pushtetin në dorë, të lërë video-montazhet me kukulla, mace e lepuj dhe të nis urgjent, angazhimin e parlamentit, në procesin e pastrimit total, të këtyre bandave universitare, që prej afro 30 vitesh, kanë uzurpuar, kanë shkatërruar, po vjedhdin e po mbajnë peng, Arsimin e Lartë.
“Ikona” e shkatërrimit të universitetit shqiptar, është kryehajduti dhe mediokri Dhori Kule, ose sipas Regjistrit të Gjendjes Civile me emrin “Theodhori”, i cili prej 32 vitesh, vazhdon sundimin me 8 vjet shef Katedre, 8 vjet Dekan, 8 vjet Rektor e përsëri 8 vjet Dekan, mbasi kështu e kanë bërë Ligjin e Arsimit të Lartë, Sali Berisha, Fatos Nano, Pandeli Majko, Edi Rama e Ilir Metaj.
Sipas këtij ligji paçavure, që Rama refuzon ta shfuqizojë edhe pas llumit korruptiv, ryfshteve në provime, plagjiaturave të doktoraturave dhe skandaleve, për lidhje familjare e kurvërore, që u zbuluan e po dalin përditë në universitete, Dhori Kule mund të bëhet përsëri edhe 8 vite rektor Universiteti.
Sepse e lejon ligji dhe e mbron ligji, këtë batakçi, që prej afro 30 vitesh, brenda brenda 1 orari pune, vazhdon zhvat taksat e shqiptarëve, me nga 13 paga mujore në Këshill Bashkiak, në Këshill Qarku të Tiranës, në hipotekë, ISSH, në Senat Universiteti, në Akademinë e Shkencave, në ndërrmarrje shteti, në Bordin Bankës e deri në Azilin e Pleqve./Pamfleti