Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Premier Ligës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Liverpoolit, por që të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Sadio Mane, i cili kaloi Reds në epërsi 1-0 pas asistimit të Fabinhos.
Unitedi arriti të kthehet në lojë dhe barazoi rezultat 1-1 me anë të Jesse Lingard, i cili shënoi pas një gabimi të portierit Alisson.
Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp u hodh edhe më fuqishëm në sulm duke tentuar të gjitha kartat për të arritur fitoren.
Këtë edhe e arriti falë yllit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili erdhi nga banka rezervë në minutën e 70-të për t’i siguruar fitoren e padiskutueshme.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti i ndeshjes, duke shënuar dy gola brenda 10 minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës.
Goli i parë Shaqirit për 2-1 erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes pas një topi të rikthyer nga David De Gea dhe pas shtatë minutash shënoi golin e dytë personal për 3-1.
Me këtë fitore Liverpooli ka marrë kreun e Premierligës me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.
Shaqiri attı
Liverpool 2-1 Manchester Utd
Tüm Goller için • @KramponSport pic.twitter.com/lnY0oTkU5h
— Krampon UEFA Tv (@KramponsportsTV) December 16, 2018