Më herët mediat bën publik lajmin se dy partitë opozitare PD-LSI kishin vënë në dispozicion autobusë për protestën e nesërme që do të zhvillohet në Tiranë, e cila nuk është më protestë e studentëve, por zhvillohet nën logon e PD-LSI.
Siç shihet edhe në foto e mëposhtme Kryemadhi i ka bërë thirrje strukturave të LRI në Korçë që ti bashkangjiten protestës së nesërme të ‘studentëve’ në Tiranë, duke vënë në shërbim të tyre automjete dhe autobusë.
Faktet tregojnë se protesta e ditës së nesërme nuk do të zhvillohet nën flamurin studentor, por nën flamujt e PD-LSI të cilët e kanë rrëmbyer dhe e kanë njollosur prej kohësh protestën me kauza të drejta të studentëve.
Veç të tjerash Kryemadhi, e cila ‘i qan hallin’ të varfërve nuk ka kursyer as paratë për të sponsorizuar njoftimin e saj në rrjetet sociale.