Filloi me një pjesëmarrje të lartë mirëpo ndërhyrja e militantëve të partive opozitare, bëri që dita – ditës numri i studentëve protestues të bjerë.
Nëpër portale po qarkullon lajmi se ditën e nesërme studentët nga i gjihtë vendi do marshojnë sërish para Kryeministrisë për të protestuar.
Mirëpo Report TV ka mësuar se në qytetet kryesore, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Durrës, Shkodër e Berat nuk ka organizim për të protestuar.
Protesta e studentëve e ka humbur ritmin dhe numrat. Ditën e sotme, që kjo protestë shënon ditën e 13-të, por ende pa dialog, para Kryeministrisë është duke qëndruar një grup shumë i vogël, simbolik, me një numër të papërfillshëm./Lexo.al