Edhe pse tashmë protesta e studentëve thuajse është shuar, nisur nga numri i vogël i tyre të dalë përpara Kryeministrisë, kryeministri Rama vijon thirrjet për dialog.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, Rama ka publikuar foton e një studenteje protestuese në SHBA e cila në dorë mban një pankartë ku kërkon dialog dhe transparencë.
Të njëjtën gjë u kërkon edhe Rama studentëve. Ai është dakord me gjithë kërkesat e tyre dhe prej ditës së parë i ka ftuar ato për dialog.
“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme😊”, shkruan Rama në instagram. (Lexo.al)