osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pjella e së keqes”, i vetmi vend në botë që bëri muze për ateizmin

“Pjella e së keqes”, i vetmi vend në botë që bëri muze për ateizmin

hqipëria, në vitin 1967, u shpall vendi i parë ateist në botë, duke u kthyer në një rast unikal. Kjo ndodhi pas dobësimit të vazhdueshëm që iu bë klerit, kryesisht atij katolik. Dëshmitë që na jep atë Zef Pllumi në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue” janë pasqyra më e kristaltë e asaj çka vërtet kleri ka përjetuar gjatë periudhës së politikave absurde.

Në kushtetuën e Shqipërisë u vendos për herë të parë në botë neni “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”. Në përpjekje të vazhdueshme të nxitura nga zotimi se do të përkrahë e zhvillojë propagandën ateiste në qytetin e Shkodrës, u ndërtua në vitin 1973 muzeu më absurd dhe më i paimagjinueshëm nga përmbajtja: Muzeu Ateist.

Muzeu Ateist ishte vendosur në një godinë dykatëshe në qendër të Shkodrës. Aty ndodheshin objekte të marra nga kishat dhe xhamitë e Shkodrës e më gjerë. Gjithashtu, ndër kolonat mbajtëse të godinës ishin edhe fotografi të klerikëve para “gjyqeve popullore” ku ata “jepnin llogari para popullit”.

Në muret e godinës ndodheshin karikatura të vizatuara nga “rinia komuniste”, të cilën atë Zef Pllumi e quan “grumbull rrugaçësh”, ku shfaqeshin Papa apo klerikë të tjerë katolikë të deformuar. Nuk mungonin as klerikët myslimanë, të cilët shfaqeshin krah për krah me papët ortodoksë duke pirë e kërcyer.

Gjithçka ishte ndërtuar mbi bazën e shprehjes së Enver Hoxhës:

SUNDUESIT E KANË PËRDORUR FENË APOSTAFAT PËR TË SHTYPUR NJERIUN, PËR TË FRIKËSUAR NJERIUN ME NJË FUQI IMAGJINARE, QË NË ATË KOHË, NË REALITET, NUK ISHTE VEÇSE KAMXHIKU DHE PLUMBI I BEUT DHE I BAJRAKTARIT.

ENVER

Vizita në Muzeun Ateist ishte e detyrueshme për të gjithë, ku për nxënësit e shkollave, vizita në muze ishte vendosur edhe si pjesë e programit mësimor. Shumë të tjerë, të cilët nuk e kishin trandur besimin e tyre pavarësisht ardhjes së komunizmit ateist, shkonin në muze vetëm për të parë figurat e skulpturat fetare para të cilave luteshin nën zë.

Kjo histori qesharake, në absurditetin e vet, mori fund në vitin 1990, kur u bastis nga njerëz të përgjegjshëm, të cilët morë pjesën më të madhe të objekteve të shenjta dhe i rikthyen në kisha e xhami dhe nga njerëz të papërgjegjshëm, të cilët i zhdukën ato çfarë munden të merrnin./Andreas Dushi/Konica.al/