osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy dështimet e Ramës në parashikimet për Metën

Dy dështimet e Ramës në parashikimet për Metën

Koha tregoi të kundërtën. Si Kryetar Kuvendi zoti Meta ishte një dështim i plotë. E thërriste seancën plenare në orën 10:00 dhe ajo mezi fillonte pas orës 11:00. Natyrisht, për zotin Meta  seanca nuk mund të fillohej pa u paraqitur opozita, dhe sa t’i vinte oreksi asaj që të paraqitej në seancë, mazhoranca ishte e detyruar të priste me orë të tëra.

 Nga: Altin Ketro

Kryeministri Rama ka treguar se është një politikan i rafinuar dhe me nuhatje të hollë, çka i lejon të jetë një hap më lart se kundërshtari (rët) politik. Kjo meritë nuk mund t’i mohohet, por si çdo qenie njerëzore edhe ai është i gabueshëm në raste të veçanta kur vjen puna për të parashikuar ngjarje politike apo individë të caktuar.

Kryeministri Rama ka dështuar dy herë në parashikimin për Kryetarin e Shtetit, zotin Ilir Meta. Në të dy herët gabimi i tij është që ai besonte se Ai, pra Presidenti Meta, ishte i prerë, dikur për Kryetar Kuvendi dhe më pas si Kryetar Shteti. Rama e deklaronte me bindje se zoti Meta kishte staturën e duhur për të dy postet e larta shtetërore, bile ishte i lindur për to.

Koha tregoi të kundërtën. Si Kryetar Kuvendi zoti Meta ishte një dështim i plotë. E thërriste seancën plenare në orën 10:00 dhe ajo mezi fillonte pas orës 11:00. Natyrisht, për zotin Meta  seanca nuk mund të fillohej pa u paraqitur opozita, dhe sa t’i vinte oreksi asaj që të paraqitej në seancë, mazhoranca ishte e detyruar të priste me orë të tëra.

Edhe pasi opozita paraqitej, seanca nuk vijonte në rrjedhën normale të rendit të ditës, por i jepej fillimisht fjala Berishës, për të cilin zoti Meta s’linte rast pa thënë se ishte dobësia e tij, i cili e tjetërsonte seancën në atë farë feje, saqë gjithë deputetët e mazhorancës që ishin përgatitur për të diskutuar mbi projektligjet, hiqnin dorë nga diskutimi, sepse atmosfera në sallë kishte kaluar në atë pikë, saqë çdo diskutim tjetër, përveç atyre me fyerje e akuza të ndërsjella, do ishte i pakuptimtë.

Me këtë stil drejtimi, i preri për Kryetar Kuvendi, e solli situatën në atë derexhe, saqë Kuvendi, nga një institucion për t’u respektuar, u kthye në sytë e njerëzve në një institucion të neveritshëm.

Si Kryetar i Shtetit, zoti Meta po tregon çdo ditë e më tepër se nuk është një President mbi palët. Këtë e tregoi qysh në momentin që mban të bllokuar emërimin e të propozuarit nga kryeministri për Kryetar SHISH-i. Dihet që ai nuk është ndonjë militant i PS-së, vjen si zëvendës i ish Kryetarit Visho Ajazi, bile është nga ata të “shkollës” Gazidede. Por ajo që po vulos njëanshmërinë e tij është pozita refraktare që po mban në lidhjen me dhënien e autorizimit për ministrin Bushati që ai të marrë plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave me Greqinë.

Kur ditët e fundit i kërkoi ministrit Bushati plotësimin e një sërë kushtesh që i shihte të domosdoshme për ta dhënë këtë autorizimin, besoj që ishte i bindur që Rama nuk do ta lejonte ministrin Bushati që t’ia plotësonte kërkesën zotit Meta. Presidenti ka menduar se qeveria do të qëndrojë në llogore lufte për të mos ulur hundën, siç Ai pandehte, duke i dhënë me këtë rast një shkak që të përligjte mosdhënien e autorizimit.

Por Rama është nga ata që i respektojnë institucionet dhe e lejoi ministrin Bushati që t’i përgjigjej një më një gjithë kërkesave të Presidentit. I ndodhur në befasi nga ky reagim konstruktiv i qeverisë, Presidenti nisi nga avazi i tekave duke nxjerrë një shkak të ri siç është ai i dhënies së informacioneve se çfarë ka biseduar ministri Bushati me homologun Kotzias.

Unë jam i bindur që me shumë gjasë ministri Bushati do ta informojë edhe për këtë. Por po aq jam i bindur që pas kësaj Presidenti do t’i kërkojë ministrit Bushati një shkak të ri, qoftë ky edhe absurd i tipit: pse në Korçë i shërbeve mysafirit grek kërnacka dhe nuk i shërbeve mish qengji nga qengjat e rritur në malin e Shenjtë të Tomorit?!

Në të gjithë këtë mesele bllokimi, ajo çka bie në sy është se opozita greke akuzon qeverinë e saj se po i fal detin Shqipërisë, ashtu sikurse opozita shqiptare akuzon qeverinë tonë se po i fal detin Greqisë. Situata në këtë rast është groteske.

Por ajo që e qartëson është fakti se në vitin 2009, në Parlamentin e Greqisë mazhoranca dhe opozita ishin unanim në miratimin e marrëveshjes Bakojanis – Basha, kurse në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm mazhoranca e votoi Pro, kurse opozita doli Kundër. Konkluzioni është shumë i qartë për të dyja rastet, duke bërë paralelizma edhe me situatën aktuale.

Ndonëse Rama besonte që zoti Meta do të ishte Presidenti model që drejton mbi palët politike, historia e demokracisë 27 vjeçare shqiptare na ka treguar se individë që janë në moshë të re, kanë ambicie për karrierë të mëtejshme politike. Dhe, në funksion të saj, vënë interesat personale, mbi ato të shtetit. Faktet tregojnë se Berisha drejtoi si President i njëanshëm pasi investonte për të ardhmen e vetë politike.

Dihet që ai pas lënies së detyrës iu rikthye politikës, duke qenë edhe sot e kësaj ditë pjesë aktive e saj. Edhe pasardhësi i tij, zoti Mejdani, pas mandatit si President tentoi të rikthehej në politikë duke kandiduar për kryetar të PS-së. Po kështu zoti Topi, drejton një parti politike. Për zotin Nishani është ende herët të flitet, por për të do të shihet pas zgjedhjeve vendore se si do rrjedhin situatat brenda kampit demokrat.

I vetmi, dhe qëllimisht e lashë për në fund, i cili qëndroi realisht mbi palët (dhe me palët e kam fjalën për bajlozët politikë Nano dhe Berisha) ishte zoti Moisiu. Ai tregoi me qëndrimet e tij të vendosura se nuk bënte kompromise për hir të karrierës politike, pasi ishte i ndërgjegjshëm se me atë post kishte kapur majat dhe as që diskutohej për diçka tjetër përtej tij.

Prandaj shembulli që na vjen nga zoti Moisiu na tregon më së miri se ashtu siç veprojnë shumë Parlamente seriozë që zgjedhin në krye të shtetit figura politike në moshë që s’kanë ambicie të mëtejshme, por që janë në përmbyllje të karrierës politike, duhet të jetë një mësim i mirë në të ardhmen për të mos gabuar në parashikime të dështuara për politikanë që politikën e kanë si nevojë jetësore apo qëllim në vetvete.

Unë nuk mund ta bëj me faj, as kryeministrin Rama dhe as Partinë Socialiste që e votoi me unanimitet të plotë zotin Meta si President, ndonëse aty ka me dhjetëra që as nuk duan t’ia shohin fytyrën dhe që për shumëkënd ai nuk është i denjë për atë post. Unë e duartrokas atë votim për të vetmin shkak madhor: të qenit serioz dhe besnik të një marrëveshje politike të lidhur më herët.

Me atë gjest, Rama dhe grupi parlamentar i PS-së tregoi se di t’i respektojë deri në fund marrëveshjet, pavarësisht kundërshtive politike që lindën më pas. Në politikë kjo është shumë thelbësore, pasi i lë të kuptojë kujtdo se kur i thua Po diçkaje, i përmbahesh deri në fund.

Ashtu siç iu përmbajt deri në limitet e kohës së nevojshme ftesës drejtuar po zotit Meta, si kryetar i LSI-së, për të vijuar koalicionin. Nëse ka një politikan që i ka dalë borxhit me shumë sinqeritet partnerit politik, ky është Edi Rama. Ndoshta sot ai ka ndërruar mendim për atë model që kishte krijuar në mendje për zotin Meta, por prapëseprapë nuk e injoron.

Jo vetëm vijon ta respektojë institucionalisht, përtej çizmes që i vërtiti bashkëshortja, por edhe kur e pyesin me kunjë për t’i “vjedhur” një mendim negativ për zotin Meta ai e tejkalon duke i njohur meritën që prej tij ka mësuar të bëjë kanotazh në Kanionet e Osumit. Respekt i tepruar për një President, agjenda e të cilit rreh tjetër kund.