Sot studentët shënuan ditën e 10 të protestës, të cilët kërkojnë plotësimin e pa kushte të 8 kërkesave të tyre, kjo ka bërë që kryeministri Rama të tendojë me çdo mënyrë të dialegoj me to.
Madja kryeministri ka shfrytëzuar në maksimum rrjetet sociale, duke publikuar foto dhe video gazmore, ndoshta kjo për arsyeje për të bindur sa më pak studentët për dialog me të.
Por kësaj radhe studentët i janë përgjigjur po me të njëjtën monedhë, teksa kanë publikuar një video e cila ka në sfond këngën “Ti nuk më meriton”, të këngëtarit, Armend Rexhepagiçi.
Në video shikohen dy studentë të cilët kërcejnë ndërkohë që i kanë kthyer përgjigje ftesës së kreut të qeverisë.
Një ditë më parë, kreu i qeverise, në një postim në Instagram shfaqet duke kërcyer me në sfond këngën e Elita 5 “E di se do të vish”, dhe shkruan “Jo keq dhe kjo jo keq”.