osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Sherri i kunatave”/ Grida Duma u “shkul flokët” Jozefinës e Majlindës: Mëkatuat me komshiun më të keq…Edi Ramën!

“Sherri i kunatave”/ Grida Duma u “shkul flokët” Jozefinës e Majlindës: Mëkatuat me komshiun më të keq…Edi Ramën!

“Kunatat”, edhe kur e kishin fixhudin plot vrer kundër njëra-tjetrës, ishin të detyruara të qeshnin, të këndonin e kërcenin, për inat të komshisë, të partisë socialiste që si zot shtëpie kishte Edi Ramën, që i kish dalë nami që në Paris për horllekçi”.

Shkruan Sokol Pepushaj

Që kur njeriu krijoi familjen, kunatat nuk është se kanë histori të bukura mes tyre. Sa herë vjen një “nuse” e re në shtëpi, më të gëzuarat shfaqen në milet ato më të dëshpëruarat, kunatat që presin të renë.
E kjo parodi vazhdon kudo, në biseda me miq e dashamirës, në log ku njëra kunatë për nën sy me komshinë ngërllesh kunatën tjetër.
Kjo lojë vazhdon sa vazhdon, por gjithmonë me “hile”, thonë shekujt që lamë deri tashti pas. Pra, kështu janë ndarë vëllai me vëllanë e vëllai me motrën, apo nëna me djalin e djali me babain.

Krejt kështu kemi edhe partitë

Po, sot kështu ngjau në Partinë Demokratike. Këtë parti e pati mbajtur pa u “koritë” një burrë zakoni, një bajraktar i fortë, Sali Berisha. Përballë tij nuk nxirrnin tingull as gra as burra. “Kunatat”, edhe kur e kishin fixhudin plot vrer kundër njëra-tjetrës, ishin të detyruara të qeshnin, të këndonin e kërcenin, për inat të komshisë, të partisë socialiste që si zot shtëpie kishte Edi Ramën, që i kish dalë nami që në Paris për horllekçi.
Po PD-së me zot shtëpie Lulzim Bashën, tashmë i kanë dale dore jo vetëm “meshkujt” e partisë, por i janë tërbuar femrat. Ato janë bërë të dashura me komshinë e me njëra-tjetrën janë kapur për “flokësh”.
Sot, në Kuvëndin e Madh të PD-së, kunata e vogël Grida Duma, ka mbrojtur “nderin” e shtëpisë dhe të zotit të shtëpisë Lulzim Basha.
-Kjo shtëpi nuk “koritet” kollaj, -ka argumentuar Grida Duma.
Ka nxjerrë “thonjtë” si maçok dhe u ka shkulur “flokët” kunatë Jozefina Topallit e Majlinda Bregut.
Janë ish kunatat që tradhëtuan nderin e PD-së, shkuan me komshinë, me më të keqin mekatuan…
Këtë hata nga kulmi i shtëpisë së PD-së e nxorri kunata e vogël.

Po kush është kjo Grida?

Po, sa here vete Grida tek “kroni” i partisë, komshijtë tërbohen. Vangjush Dako, për shëmbull, një burrë i forte, e sheh me zili dhe lëshon sytë përtokë. Grida është zonjë shtëpie tashmë në PD dhe “kunatat” e tjera duhet ta dëgjojnë edhe ca kohë, ndoshta deri në këtë pranverë që po vjen, se me ç’duket, në PD do prishen zakonet.
Në kësi rastesh, kur PD ka probleme, PS rri gati për ti marrë fillimisht femrat.
Se shiko, edhe Rudina Hajdari, një “kunatë” e “ndershme” deri tash, nuk duket se do rrijë në një “kulm” me Grida Dumën.
Grida pra është “stajanica” e PD-së. Prandaj, mos i hapni sytë fare kur e shihni me disa prona të majme, me rroba firmato, me makina princeshash apo me udhëtimë luksi nëpër botë…
Grida është “ndera” e PD-së, ndaj rebelohet me “kunatat” dhe nuk e kërkon fajin tek komshia që i “çnderoi” partinë duke i marrë kunatat në “gji”.
Ajo, si kunata “stajanicë” sot në Kuvëndin Kombëar, i mbylli “derën” Edi Ramës, të paktën të ruajë “kunatat” e tjera.