Është sekuestruar gjatë natës në portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme droge e llojit kokainë.
Droga është kapur e fshehur brenda kamionit dhe është pikasur gjatë kontrollit fizik të automjetitku ndiqen procedurat e zakonshme.
Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, por në dëshminë e dhënë ai ka mohuar se po transportonte drogë. Droga kishte si destinacion shtetin fqinj, Italinë. Mësohet se trafikantët ishin në përgjim sipas informacioneve nga vendet partnere Gjermania , Spanja dhe Hollanda. Sasia e drogës është e llojit kokainë dhe nga më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë plot 500 kg.
Vazhdojnë ndalimet e personave të dyshuar. Policia e Durrësit akoma nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.