osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Taulant Muka shkencëtar, flluskë sapuni apo falsifikator?

Taulant Muka shkencëtar, flluskë sapuni apo falsifikator?

Prezantimi i tij i pare nisi tek nje emision i Dudushit rreth nje vit me pare ku diskutohej per kerkimin shkencor ne Shqiperi dhe mes te ftuarve ishte nje djale i ri, qe shprehej ne pamje te pare me pasion dhe ndjeshmeri.
E ndoqa deri ne fund dhe pata dyshimin se nuk ishte pasioni dhe ndjeshmeria ndaj “padrejtesive dhe problematikes ne arsimin Shqiptar’, sic pretendonte Taulant Muka, shkaku qe e bente ate te shfaqej dhe shprehej me nje ton te revoltuar dhe agresiv, sepse nese debati behet ne nivel akademik, ai nuk mund te jete me shperthime, agresivitet, nderprerje-fjale, tentative per t’ja mbyllur gojen te tjereve e irritim konstant aty ku duhet durim, mencuri, bashkepunim, tolerance dhe mbi te gjitha sinqeritet.
Diversioni i tij mediatik ishte nje tallje e perbuzje e hapur per kedo qe ka njohurite bazike ne problematikat e arsimit dhe kerkimit shkencor.

E verteta eshte se ai nuk eshte aq shkencetar sa paraqitet, bota ka me qindra e mijera si ai, qe vegjetojne ne universitete e laboratore dhe nuk jane as Anjshtajne e as revolucionare.
Pse nuk e le Taulanti Danimarken apo Zvicren e qete per te punuar e kontribuar per vendin e tij si mjek-familje ne fshatrat e Mirdites apo te Skraparit? Natyrisht qe ky akt fisnik nuk perben buje mediatike dhe sidomos ai nuk mund te punoje si nje hero i heshtur. Ndaj Taulant, te lutem na i kurse predikimet.

Meqe jemi te predikimet, kush mund te na shpjegoje se si ka mundesi, bazuar ne Cv e tij, se “kur ishte ai student ne Shqiperi 5-6 vite me pare, punet ne Fakultetin e Mjekesise nuk kane qene keshtu, por me pas ato qenkan shkaterruar krejt”. Cfare ka ndodhur ne kete 5 vjecar, qe na paska shpetuar pa e vene re ne fakultetin e Mjekesise, pervec se nje Dekan jo mjek eshte zvendesuar nga nje Dekan mjek, i cili, per me teper ka qene edhe ish zvendes i paraardhesit te tij, pervecse nga nje Fakultet i paakredituar, tani ka akreditim 5 vjecar, me te lartin nder IAL publike ne Shqiperi, pervecse atebote konkurset e specializimeve hapeshin 1 here ne kater vjet dhe perfliteshin per pagesa maramendese rryshfetesh, ndersa tani hapen cdo vit dhe prej kater vjet aplikohet vetem konkurimi i informatizuar?
Natyrisht qe Taulanti e kupton fare mire “se nuk mund ti godase te gjithe”, prandaj mbron mjeket heronj, dhe nuk mund te tregohet krejt bukeshkale, duke mohuar gjithe profesoratin shqiptar dhe shkollen tone, pasi aty dhe prej atyre ka mesuar.

Taulant Muka, gjendet kudo e nuk ngulet askund, ai eshte si karkaleci, qe shpenzon 1 vit ketu e 6 muaj atje, disa jave ne nje vend e 3 muaj diku tjeter. Kalon nga Hollanda ne Amerike, nga Britania ne Danimarke, e te gjitha keto ne harkun kohor te 4-5-6 viteve, sepse 2018 sapo po perfundon. Nese dikush shkon per shkembim universitar ne Harvard apo Kembrixh e qendron 3 muaj, askush ne Perendim nuk e quan me edukim Harvardi apo Kembrixhi dhe Zoti na ruajt, aq me pak me ta quajne me pas edhe shkencetar.

Pse duhet pare keshtu? Sepse nuk behet fjale per eminenca, qe kane nje jete te tere ne shkencen e mjekesise, qe edhe kur shkojne diku ne nje universitet te huaj per pak jave apo muaj, kane c’te japin dhe te marrin ( psh. nje teknike apo eksperience te re), por per nje djalosh qe akoma s’ka dale nga bankat e shkolles dhe pretendon se eshte shkencetar. Ai ne fakt, i referohej Wikipedias ne percaktime, dicka per te cilen cdo njeri me formim shkencor do te skuqej, sidomos ne debate publike. Kete do te bej dhe une tani, pa u skuqur, me citim nga www.oxforddictionaries.com : Shkencetar /person qe studion ose ka njohuri eksperti ne nje ose me shume shkenca te natyres ose te fizikes.

3 Zoti Muka dhe PhD e tij. Ne Amerike nje PhD zgjat 7-8 vjet, ndersa Gjermani e ne Britani deri 6 vjet. Doktorantet zakonisht perfundojne PhD ne moshen 31-33 vjecare, sepse keto studime nuk jane te lehta dhe kerkojne kohe per tu finalizuar. Le t’i marrim te mireqena keto kualifikime, vetem se eshte e pamundur qe ne pak vite jete, edhe sikur te punosh 24 ore ne dite, te mund te krijosh mjeshtri dhe ekspertize ne te gjitha keto fusha, per me teper tani qe eshte bere edhe detektiv, gazetar e publicist denoncues, akrobat i studiove televizive dhe rrjeteve sociale. Ka mjeke te nderuar shqiptare, si Dr. Tritan Kalo, mjek human e shume modest, i cili cdo shkalle akademike te tij e ka mbyllur me medalje ari, i formuar per 7 vite ne France e qe nuk e kam degjuar kurre te mburret si Dr. Muka.

Taulanti, diplomohet me rezultate mesatare si mjek ne Shqiperi ne 2012, nderkohe qe ne 2011 ka qene 6 muaj ne Bolonja, prandaj do te kete qeni i mire fakulteti me pare, dhe me pas merr nje burse ne Erasmus, eshte mjeshter i specializimeve ky djale. Ne 2013 mbaron Master ne Shendet Publik; ne 2014 merr DSc ne Epidemiologjine Klinike. Pra, per ata qe besojne ne marrezite e Taulantit, ai brenda nje vit, pas masterit te shkencave tashme eshte Doktor i shkencave. Vetequhet epidemiolog, njelloj si Dr. Kalo, packa se koleget e tjere ne Amerike, Gjermani apo edhe ne Shqiperi qe te behen specialiste e eksperte duhet te bejne specializime te gjata shumevjecare, 4-12 vite.

Ne 2016 pasi ka bere 3 muaj kerkime “ne Harvard dhe Cambridge” ai merr PhD. Pra ne periudhen 2014-2016 ky individ gjenial me origjine shqiptare (sepse duket sikur ka jetuar 3 gjenerata ne Danimarke) ben ate qe amerikane, daneze, angleze, gjermane e italiane, se bejne dot ne vendet e tyre. Bazuar ne CV e tij (www.erasmusage.com/member/taulant-muka) gjate ketyre “studimeve dhe kercimeve pa fund” ai eshte perfshire ne shendetin kardiak, shendetin e kockave, kancerin, projekt per shendetin e grave, rolin e hormoneve seksuale dhe rrezikun kardio-metabolik etj etj. Te pakten 5 subjekte nga 5 specialitete (kardiologji, onkologji, semundje metabolike, kockat, endokrinologji, etj) ky individ i ka mbuluar dhe akoma i mbulon vete. 4
“Eksperti nga Danimarka” dhe Shkenca e Reputacioni i tij.

Taulanti nuk ka 15 vite qe ka filluar te rruhet, jo te kete 10.000 praktika sistematike pune per tu quajtur ekspert elitar ne mjekesi! Taulanti ka nje PhD dhe e quan veten njeri me reputacion, por ne Amerike ka afersisht 70.000 PhD, ne Gjermani 30.000 dhe ne Itali 10.000 te tilla. Meqenese Taulanti bertiste ne studio “une flas me fakte” ne kete tabele (www.weforum.org/agenda/2017/02/countries-with-most-doctoral-graduates), jane mbi 200.000 studente me PhD qe kane mbaruar vetem ne nje vit dhe vetem ne 10 vende te botes, prandaj nga ky kendveshtrim PhD vetem 2 vjecare e Taulantit nuk duket aspak speciale
Nderkohe profesoret ne Kine qe ne vitin 2009 ankoheshin se periudha 3 vjecare per PhD eshte shume e shkurter. (Taulanti me kohezgjatjen e tij 2 vjecare te PhD nuk eshte as ne standartin kinez). Por megjithate per Taulantin doktoraturat e vjetra jane gabim, keto te rejat (sidomos ato sipas stilit te tij) jane te sakta.

5. Ky shkencetar “shpirt-djegur” i ankohej amabasadorit amerikan Z. Donald Lu dy vite me pare duke i shkruar: “Pershendetje Mr. Lu, une jam nje mjek Shqiptar, me lejo te them qe 50% e mjekeve ne Shqiperi marrin rroga qe nuk jane te mjaftueshme per kerkesat minimale dhe se mbyllin dot muajin. Pyetja ime per ju eshte: a ndodh kjo ne SHBA? Une mendoj se po t’ju rriten rrogat mjekeve do parandalohet korrupsioni ne menyre drastike ne sistemin shendetesor.” Ja pra, nje shkencetar me PhD, qe ka “studiuar” ne Harvard dhe Cambrige, qe mbahet per “ekspert” i shendetit publik, dhe qe ben pyetjen “feminore” dhe “naive” nese mjekeve ne Amerikane ju del a nuk ju del rroga te mbyllin muajin, njelloj si ne Shqiperi. Ky eshte stili tipik i tij.
Ne vend te merrej si zv/Minister me problemin e kerkimit shkencor ne Shqiperi, tentoi te luante rolin e gijotines publike per persona te shenjestruar.

Ne Perendim, kur ka akuza konkrete, mediat serioze i kontaktojne personat perkates, ju paraqesin materialet qe kane, marrin shpjegimet dhe u japin mundesi te jene te pranishem ose te japin me shkrim versionin e tyre. Po te bazohesh te provokatori i rradhes, qe hedh emra pa kujdes dhe tund dy flete me grafike si te tetevjecares, ndonje dite ndokush mund te demtohet seriozisht dhe pastaj pengu te mbetet per gjithe jeten. Ne Perendim, protestat dhe grevat e mjekeve dhe arsimtareve per dhunimet qe pesojne gjate procesit te punes jane mjaft te shpeshta.

Prandaj te dashur student, tregoni kujdes ndaj atyre qe ju afrohen dhe kane qellim vetem shfrytezimin e idealizmit tuaj per axhenda dhe karriere personale./ Marrë nga Korrieri.com/