osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ky student i thotë jo dialogut për tarifat universitare, por të vetën ia paguan fondacioni demokrat! A po shpërblen Basha me bursa “ekselentët” e protestës?!

Ky student i thotë jo dialogut për tarifat universitare, por të vetën ia paguan fondacioni demokrat! A po shpërblen Basha me bursa “ekselentët” e protestës?!

Pasi e përçau protestën e studentëve përmes infiltrimit të militantëve të dhunshëm, Lulzim Basha ka filluar të shpërblejë edhe financiarisht studentët “ekselentë” që e shtynë përpara aksionin e këtyre ditëve.

Për këtë duket se i ka ardhur në ndihmë fondacioni demokrat Konrad Adenauer që në Shqipëri operon si një celulë për rekrutimin e militantëve të rinj demokratë, duke përdorur paratë e taksa-paguesve gjermanë.

Së fundmi, KAS njofton se ka shpërndarë bursat për studentët ekselentë të nivelit master, që do të thotë se KAS u paguan tarifat vjetore këtyre studentëve, në të dyja vitet e studimit.

Gjithashtu, studentëve bursantë u ofrohet edhe nje pagesë mujore, por me një kusht: të punojnë pranë fondacionit dhe të përqafojnë ideologjinë dhe kauzat e partisë pranë së cilës KAS atashohet. Në rastin shqiptar, pranë Partisë Demokratike.

Bursanti më i ri rezulton Igli Tola, studenti ekselent i fakultetit ekonomik, i cili ka prirë protestën e studentëve, duke folur jo pak herë në media, kundër dialogut me qeverinë.

Para disa ditësh në studion e Rudina Xhungës, Tola deklaronte se tarifat e studimit ishin të papërballueshme për të dhe brezin e tij, por për ironi, Iglit, për dy vite rresht, tarifën e studimit ia financon fondacioni pranë Lulzim Bashës, i cili gjithashtu i jep studentit një pagesë mujore.

Që studentë të moshës së Tolës shqetësohen për sistemin arsimor është mëse normale, por të dalësh në mëngjes në rrugë si student, dhe në mbrëmje të marrësh para nga fondacioni i Bashës, tregon se diçka nuk shkon.

Të jetë Basha vallë duke shpërblyer protestuesit, apo studentë si Tola thjesht po përmbushin kontratën me “Konrad Adenauer”, sipas së cilës, bursantët duhet të punojnë part time për kauzat e PD-së…?