Monika Kryemadhi, i është përgjigjur postimit ironik të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët i publikoi një video ku ajo bën një lapsus teksa flet me shifra në një deklaratë për shtyp.
Por skandali më i madh i saj është hajdutëria intelektuale, duke u prezantuar si doktorre shkencash, me një plagjiatur qesharake, ku gabimi ortografik të qorron që në kapakun e temës së mbrojtjes së titullit shkencor, si policët pa shkollë, që në gjobë emrin Xhelal e shkruajn Zhelal, duke treguar se çfarë niveli ka autoria dhe autorët që e kanë diskretituar.
Në kundërpërgjigje të ironisë që Rama ka bërë me lasusin e saj, në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi i vë në dukje gabimin në shkrimin e fjalës “konkurrent”, e cila sipas saj nga ana gramatikore duhej të ishte shkruar “konkurente”.
“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë… P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”-shkruan kryetarja e LSI-së.
Kujtojmë se në postimin e tij, kryeministri ka shkruar se ky është momenti kur “Doktoresha” ia kalon “Artistit”. Mirëpo doktorresha e Leshelisë nuk ka as turp dhe as moral të flas për arsimim kur vetë është një analfabete funksionale./Ekskluzive.al