Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike krijoi sërish një përplasje të kritikëve me Lulzim Bashën. .
Partia Demokratike, ka thirrur më shumë se 7 mijë delegatë në Kuvend për të votuar 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Mes 352 kandidatëve, Lulzim Basha përfshiu ish-deputetët dhe ish-anëtarët e Këshillit, mes tyre edhe kritikë të tij.
Por pavarësisht tentativës së ti mbajtur në parti, pjesa më e madhe e tyre dhanë dorëheqjen.
Ish-deputeti Keltis Kruja dhe funksionarët Edit Harxhi, Genti Minarolli, Edvin Kulluri, Valbona Mezini, Fabian Topollaj dhe Erla Mëhilli, Arben Skënderi, Anila Godo deklaruan dorëheqjen nga kandidimi.
Disa prej tyre garën e cilësuan farsë.