Konrad- Adenauer – Stiftung Albanien, një fondacion i cili është i pozicionuar përkrah PD-së duke ndihmuar në praktika për të rinjtë e integruar në Forumin Rinor Demokrat, ka përzgjedhur studentët bursantë për ciklin master 2018 – 2020.
Mes bursantëve, siç shihet edhe nga fotoja, është edhe një student, Igli Tola, i cili ka qenë mjaft aktiv në protestën e studentëve madje atij i është ofruar edhe hapësirë televizive.
Studenti në fjalë, pjesëtar i FRD, duket se ka marrë shpërblimin nga partia për gjithë aktivizivimin e tij në protestën e studentëve.
Kujtojmë se në protestën e studentëve janë infiltruar mjaft të rinj pjesëtarë të forumeve të partive opozitare.