Një skandal ndodhi në Këshillin Kombëtar ku pedagogu Rezart Prifti, njëherazi kandidat në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, ka marrë fjalën.
Mirëpo, ai e ka nisur fjalimin me një mori kritikash ndaj PD.
“Besoj në taksa të ulëta, besoj të qytetaria. Jam këtu sepse besoj se duhet t’i veshim rrobat atdheut se është lakuriq.
Dëgjuam këtu lloj-lloj fjalimesh të përgatitura, për hënën, jo për njerëzit në shesh në rrethe, janë fjalë shumë të drunjta që nuk shkojnë as në vesh e jo më në shpirtin e njeriut”, tha Prifti.
Por vetëm kaq mundi të thotë pasi PD i hoqi audion dhe asgjë më nuk u dëgjua.
Ndonëse mundohet të tregojë të kundërtën, PD vërtetoi edhe njëherë me këtë gjest se nuk është e hapur ndaj kritikave – shkruan Newsbomb.
SKANDAL/ Pedagogu kandidat merr fjalën dhe bën ‘për një lekë’ demokratët, i heqin MENJËHERË AUDION!
SKANDAL/ Pedagogu kandidat merr fjalën dhe bën ‘për një lekë’ demokratët, i heqin MENJËHERË AUDION!MOMENTI VIDEO kur pedagogut Rezart Prifti që po kandidon në Këshillin Kombëtar të PD i heqin audion (DËGJOJENI Ç'PO THOSHTE)
Publiée par newsbomb.al sur Samedi 15 décembre 2018