osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pritet arres.timi i Dhori Kules dhe Mynyr Konit, dosja e dy “peshkaqenëve” të korrupsionit në duart e SPAK-ut

Pritet arres.timi i Dhori Kules dhe Mynyr Konit, dosja e dy “peshkaqenëve” të korrupsionit në duart e SPAK-ut

Koni dhe Kule u prishën ne pazare për të ndarë paratë e universitetit, kallëzuan njëri-tjetrin se sa kishin vjedhur

Dy ‘bajlozët’ e korrupsionit dhe pangopësisë së universiteteve shqiptare, Mynyr Koni dhe Dhori Kule, janë grindur për para dhe pushtet. Sherri nisi që kur Koni i zuri vendin Kules si rektor i Universitetit të Tiranës.

Ashtu siç raportoi ‘Pamfleti’ një ditë më parë, që të dy bëjnë nga 11 punë secili njëkohësisht, i kanë futur hundët në çdo bord, por janë të pangopur për para. Për këtë arsye, ata janë turrur për të vjedhur me tendera.

Fillimisht, gjatë kohë kur ka qenë rektor Kule, dhe më pas kur u bë rektor Koni. Pasi Koni u bë rektor, plasi sherri për tendera dhe kompetenca.

Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e Prokurorisë. Më pas, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u krijua një dosje korrupsioni, pasi Kule dhe Koni nisën të kallëzonin njëri-tjetrin.

Hetimi ka nisur prej disa muajsh dhe akoma nuk ka një rezultat, pasi dy ‘peshkaqenët’ e universiteteve kanë lëvizur çdo gur për t’i shpëtuar burgut.

Por tani dosjen e tyre do ta marrë në dorë Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (SPAK-BKH). Kjo e fundit mbikëqyret nga amerikanët dhe dy ‘peshkaqenët’ nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë.

Me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të formohet Prokuroria e Posaçme, e cila do të themelojë Byronë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria e Posaçme sjell shkrirjen e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Dosjet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të kalojnë të gjitha në zyrat e Prokurorisë së Posaçme./Pamfleti