Pas Besjana Lushajt, një tjetër ish-studente e Universitetit të Mjekësisë akuzon Taulant Mukën se tetë vite më parë “tradhtoi” kauzën e tyre për më shumë të drejta dhe kushte më të mira.
Përmes një postimi në profilin e Taulant Mukës, ish-studentja e Mjekësisë, Denisa Nazarko, i kujton atij se si në 2010-n ishe nismëtar i një proteste studentore në Fakultetin e Mjekësisë prej së cilës rezultati i vetëm ishte shkarkimi i dekanit të vjetër dhe emërimi i Bajram Hysës, i cili i shpërbleu organizatorët e kësaj proteste duke i mbështetur me bursa për jashtë shtetit.
Denisa vijon më tej duke thënë se disa vite më pas Bajram Hysës, dekanit të mbështetur nga Taulant Muka, gjatë një auditi i evidentohen shkelje dhe dëm ekonomik për fakultetin prej rreth 55 milion lekë, ndërkohë që kushtet vazhdonin po njësoj.
Postimi i plotë:
Pershendetje Taulant, Me lejo te te kujtoj qe ne 2010 ishe nismetar i nje proteste studentore ne fakultetin e mjekesise. Ne ate kohe une kisha filluar studimet, viti i pare mjekesi e pergjithshme. Kerkesat e protestes ishin shume te drejta dhe iu bashkuam se bashku me shume kolege te tjere, me shpresen se per ne gjerat do te beheshin me mire.
Grupi juaj i organizatoreve hyri ne bisedime me struktuara te fakultetit, por ne fakt asgje nga ato qe ju kerkuat nuk ndryshoi per mire. I vetmi rezultat i protestes ishte qe u shkarkua si dekan Alfred Priftanji dhe ne vend te tije erdhi Bajram Hysa, te cilin ju si organizatore te protestes e mbeshtetet.
Duke ju besuar juve e mbeshtetem edhe ne “çerrat” e vitit te pare, gjithmon duke shpresuar se kjo zgjedhje shkonte ne plotesim te kerkesave te protestes dhe permiresimit te cilesise se fakultetit. Disa vite me pas Bajram Hyses gjate nje auditi i evidentohen shkelje dhe dem ekonomik per fakultetin, prej rreth 55 milion leke.
Kushtet nderkohe vazhdonin po njesoj, asgje sishte permiresuar. Disa nga organizatoret kryesor te protestes, se bashku me ty, ishit larguar per te studiuar ne programe erasmus. U perfol se si organizator u shperblyet me letra rekomandimi nga titullaret e institucionit.
Te gjithe e dime se nuk eshte e veshtire te fitosh programe erasmus, ama letrat e forta te rekomandimit thjeshtesojne shume pune. (Kjo nuk ju heq meritat e diplomave dhe formimit te metejshem qe keni marre ne perendim). E di qe po spekulloj dhe skam ndonje prove per kte qe po them, por ky ishte i vetmi shpjegim i kohes se perse protesta u mbyll pa marre rezultate pozitive dhe nuk u pershkallezua ne greve, sic ju ne ate kohe kercenuat.
Gjithmone kam pasur kureshtje te di si realisht ndodhen ngjarjet. Eksperienca ime asokohe ka qene zhgenjyese, u ndjeva e perdorur per interesat tuaj personal dhe protesta te ciles iu bashkova nuk sherbeu ne realizimin e asnjeres nga kerkesat e studenteve, sherbeu vetem per interesa personal te nje grupi njerezish.
Sot merr persiper ti bashkohesh protestes aktuale te studenteve, kesaj proteste qe ne thelb ka dinjitetin. Natyrshem, bazuar ne te shkuaren, me lind shqetesimi: A po mendon ta shfrytezosh edhe kte rast per interesa personal?