osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Legjenda Mentor Xhemali, një zë që nderoi kombin

Legjenda Mentor Xhemali, një zë që nderoi kombin

Ai është pak të thuash se është një njeri i madh në fushën e muzikës, dhe njëkohësisht pak të thuash sa i thjeshtë. Një personalitet i shquar dhe i dashur porsi fëmijë. Një bubullimë muzikore që vjen si uragan, vetëtimë për gjithë kombit mbarë.

Ai lindi në maj atëherë kur gardelinat dhe bilbili nisin këngën e tyre të zgjatur. Trëndafilat çelin më 12 maj të vitit 1924, e bashkë më të edhe lulet e qytetit e Përmetit me lindjen e tij. Duket sikur me natyrën lindi dhe ai me zërin natyror që vetëm Zoti ta jep për të bërë kryevepra, dhe ai nuk pushoi derisa ndërroi jetë me këngë në gojë. Legjenda muzikore lindi.

Lindi në familje të varfër si njeri i dashur me shpirt të pasur. Një zë sa një komb i tërë që lë nam për një glob.

Në moshë fare të vogël, për arsye ekonomike detyrohet të punësohet në portet e Sarandës dhe më vonë në portin e Durrësit.

Në familje ishin gjashtë vëllezër dhe kishin një motër, ai ishte më i madhi. I ati punonte kasap. Pas aktivizimit me grupet ilegale ai u detyrua të dalë maleve partizan. Aty u vendos me në çetën “Kote Hoxha”, derisa përfundoi në Brigadën VI që shkoi me luftime deri në Jugosllavi.

Duket sikur ai është bërë të vrasë armiqtë me këngë, jo me plumba, dhe që aty në luftë nis rrugëtimi i tij i shtruar me nota pentagrami betejash. Megjithëse nuk e njihnin si këngëtar ai aktivizohet në formacionet muzikore të kësaj ushtrie dhe më pas me krijimin e Ansamblit të Ushtrisë nga muzikanti Gaqo Avrazi si solist.

Pas luftës zëri i tij si gjym dhe me timbrikë të jashtzakonshme bie në sy të profesionistëve dhe të pushtetit, që në periudhën 1952-1955 dërgohet nga pushteti i atëhershëm komunist që të studiojë për kanto-bass në konservatorin ‘’Çajkovski” në Moskë.

Një zë që këndon për himne, një zë që është pak të quhet zë, është një mrekulli që habiti botën. Ai është Mentor Xhemali.

Kritikët në Rusi e quajtën ‘’Një zë i madh nga një kokë boshe’’. Po kritikët kanë pasur punën e tyre dhe ai me veprat e tij kaloi dhe e theu këtë paragjykim të tyre.

Zëri i tij i mrekullueshëm çuditi çdo cep të globit dhe mahniti po aq edhe më indiferentin në muzikë. Njerëzit e tillë janë legjenda që me unicitetin e tyre lindin vetëm një herë në jetë dhe japin shembullin e përkryeshmërisë. Madhështia kalon dhe jeton me të thjeshtën, sa më i madh të jesh, aq më i thjeshtë je me përkryerjen tënde. Thjeshtësisht i arrirë.

Pas kthimit në atdhe ai punon si solist në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Më pas me një profesionalizëm të pakrahasiueshëm dhe si një habi në botën e muzikës për zërin e rrallë që kishte ai ngrihet si këngëtar në role të ndryshme.

Deri në vitet 1975 ai ngre një famë të shpejtë sa vlerësohet me titullin e lartë të kuvendit të asaj kohe si “Artist i Popullit”. Një çmim që ai e meritoi. Fama e tij u ngrit me këngët “Për ty atdhe”, romanca “O ju male” e Cesk Zadesë, aria e Don Bazilios nga opera “Berberi i Seviljes” e XH. Rosinit etj., madje ‘’Për ty atdhe’’ përflitej nënzë se duhet të ishte himn kombëtar.

Dashuritë e tij të paamata ishte kënga baritone, muzika klasike dhe muzika popullore e qyteti të Përmetit përkrah figurave të tjera të njohura në fushën e muzikës si, Laver Bariu dhe mikut të tij Ylki Zeqiri, si dhe shumë miqve të tjerë përmetarë. Të tre të dashuruar edhe pas peshkimit. Dashuria e dytë ishte peshkimi. Rendi e rendi gjithmonë duke peshkuar me dashuri për lumin e Vjosës, i kënaqur në kohën e lirë. Kush rritet buzë oshëtimës dhe nuhatjes që lë lumi i Vjosës nuk mund ta harrojë atë.

Nën ritmin e folklorit muzikor ai ka regjistruar dhe publikuar disa këngë në CD në Francë në vitin 1992, që janë realizuar pranë studios diskografike ”Indigo”. Kurse në Radio-Tirana ka regjistruar, “Hajde të dalim nga Lipa”, “Bilbili me vese”, “Mora rrugën për Janinë”, “C’m’i preve balukët”, “Kishe dalë në bahçe” që janë pak nga perlat e muzikës përmetare dhe të jugut, kryesisht me origjinë çame.

Me këto këngë la famë edhe në vende si Franca, Danimarka, Hollanda, Belgjika, Gjermania, edhe në shoqërinë e familjes instrumentale me origjinë nga Këlcyra, familja Lela. Ai i çeli si maj kabatë përmetare me atë zë të ëmbël që nuk ta vret veshin asnjëherë po të çlodh sa herë ta dëgjosh, është kurë për njerëzit që duan të ndjehen komodë. E gjithashtu i bën njerëzit të shprehin respekt me këngët e zemrës që shprehin atdheun.

Ai futet jo vetëm në botën e tij të kënduarit, po në shumë karaktere që shprehin rolet e muzikës klasike, e kjo nuk është e lehtë të shprehësh Oneginin apo Berberin e Seviljes, Don Basilion. Duhet ta njohësh këtë fuqi shprehëse dhe këto botë klasike që ulërasin me mesazhet e tyre ndër shekuj dhe kthehen në skenë nëpërmjet një trasformimi bazi gjymues si bubullimë që rrëqeth këdo që e dëgjon. Të një liriku si Mentor Xhemali aq i rrallë në timbrin e tij për atë zë unik. Ai është po aq i rrallë sa Vaçe Zela, e 200-ta në personalitetet botërore të muzikës botërore.

Bota i jepte gjithçka që ai të qëndronte jashtë, të bëhesh i pasur dhe me famë, ai krijoi famën në Shqipërinë e mbyllur, si dhe një dinasti muzike.

Njerëzit e mëdhenj dhe të përkushtuar në misionin e tyre lënë pas dinastitë e tyre që rrezatojnë në dekada vlera për gjithë njerëzimin. Vlera që duhet të shikohen më mirë sot.

Një zë i madh që i duhesh atdheut dhe iu gjet atëherë kur kishte nevojë.

Jeta e tij profesionale ngjitet si rrufe në një skenë ku produkti i parë është lufta. Emri i tij është në shumë libra, këngë, tituj, kritika, çmime, rrugë dhe në shumë dashuri njerëzore.

Mentori i muzikës ecën bashkë me madhështinë e tij nëpër skena kombëtare dhe ndërkombëtare, në interprentimet mbresëlënëse. Nga opera mund të veçonim: “Nusja e shitur”, “Traviata”, “Jolanda’, rolin e Don Basilios (i dashuruar pas tij), tek “Berberi i Seviljes’, rolin e ciganit tek “Aleko”, rolin e Gremenit tek “Eugjen Onjegin”, e shumë të tjera role të spikatura.

Mentor Xhemali ka për të mbetur gjatë në historinë e muzikës shqiptare si një kolos dhe njëkohësisht njeri i thjeshtë. Sa i rëndësishëm në famë, aq i thjeshtë kur kalonte në rrugët e Përmetit, apo në rrugët e Tiranës me fëmijët e tij. I dashur me vajzën e djalin e tij më shumë se qumësht iu dha nota muzikore dhe dashuri, me njerëzit e thjeshtë, i mirë si babaxhan kujtdo që donte mirësi.

Bashkë me sukeseset dha shumë koncerte, duke filluar me ish-Jugosllavinë më 1947, ish-Bashkimin Sovjetik 1949, 1950, Poloni 1955, Gjermani, Çeki, Hungari, Bullgari dhe sërish në Bashkimin Sovjetik 1959, Austri 1960, Finlandë 1963, R.P. të Kinës 1963, Kubë 1965, Turqi, 1967 Kinë 1967 1972. Në Austri, Finlandë dhe Poloni nderoi vendin me çmime dinjitoze.

1944: Bëhet pjesëtar i Korit të Ushtrisë (më pas i Ansamblit të Ushtrisë)
1955: Nderohet me çmimin e tretë në Festivalin e Varshavës
1956: Interpreton rolin e Shabanit në operetën “Agimi”
1957: Interpreton rolin e Mihës nga opera “Nusja e shitur” Vlerësohet me çmim të dytë në Festivalin e Moskës

1958: Interpreton rolin e Don Bazilios tek “Berberi i Seviljes”
1959: Nderohet me çmim të parë në operën e Vjenës
1961: Interpreton Doktorin tek opera “Lulja e kujtimit” Vlerësohet me çmim të dytë në Festivalin e Rinisë Botërore në Helsinki

1963: Interpreton figurën e ciganit plak nga opera “Aleko”
1965: Interpreton rolin e Sparafuçile në operën “Rigoleto”
1966: Interpreton rolin e Gjinit në operën “Mrika”

1968: Interpreton rolin e Tanush Topisë në operën “Skënderbeu”
1969: Dekorohet me titullin “Artist i Popullit”
1977: Që prej këtij viti fillon të merret gjerësisht me interpretimin e këngës popullore
U nda nga jeta në vitin 1992

Për të janë shkruar shumë, ku mund të përmendim:

1.Mentor Xhemali : një zë dhe një zemër bubullimë : monografi / Dhimitraq Lole; Kristina Lole

2.9 prill 1992., vdiq Artisti i Popullit Mentor Xhemali / Ndue Ukcama

3.Përmeti nderon gjashtë të mëdhenjtë e Kombit : [Vëllezërve Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri si edhe Odise Paskali, Mentor Xhemali dhe Laver Bariu u jepet titulli “Nderi i Qytetit”] / Kozeta Shehu

4.Homazh për dy korifej të këngës popullore : Mentor Xhemali dhe Luçie Miloti, personalitete të shquar të interpretimit të muzikës popullore shqiptare / Vasil S. Tole

5.Mentor Xhemali la shpirtin në këngë : Duke dëgjuar këngën “Për ty, Atdhe” / Osman Lazi

6.Mentor Xhemali, “Bilbili i Përmetit” : [Edhe për monografinë “Mentor Xhemali”, të autorit Dhimitraq Lole] / Flori Slatina

7.Një monografi për një artist të madh : [Dhimitraq Lole, “Mentor Xhemali”] / Niko Tyto

8.Në 80 – vjetorin e lindjes së basit të madh shqiptar Mentor Xhemali (1924-1992) / Elda Rako

9.Nderohet Xhemali, bilbili i Përmetit : Mentor Xhemali Artisti i Popullit, përkujtohet në 80 – vjetorin e lindjes / Blerina Goce

10.Në një zë me “Bilbilin e Përmetit” : përkujtohet “Artisti i Popullit”, Mentor Xhemali, në 80-vjetorin e lindjes / Flori Slatina

11.Mentor Xhemali, një rast unikal i këngëtimit : një kujtim i paharruar për bilbilin e këngës shqiptare në 80-vjetorin e lindjes / Dhurata Hamzai

12.Mentor Xhemali nga opera tek folku : [përkujtohet 80-vjetori i lindjes së këngëtarit] / Alma Mile

13.Mentor Xhemali : Artisti i Popullit : në 80 vjetorin e lindjes

14.Ngreu këndo “Për ty atdhe!” : [poezi kushtuar Mentor Xhemalit] / Thoma Toçe

15.”Kur këndonte babai im, të gjithë heshtnin” : [me djalin e këngëtarit Mentor Xhemali] / Maksim Xhemali; Blendina Cara

16.Mentor Xhemalit : [poezi] / Arben Duka

17.Pengu im, dueti i munguar me Mentor Xhemalin : rrëfehet “Mjeshtrja e Madhe”, këngëtarja e shquar / Irini Qirjako; Raimonda Moisiu

18.Kryeministri Mehmet Shehu urdhëroi ta shpërblenin me një piano dhe 7500 lekë të asaj kohe : [Mentor Xhemali në 90 vjetorin e lindjes] / Kastriot Kotoni

19.Dashuria “e çmendur” e vajzës së gjeneralit rus për Mentor Xhemalin : rrëfehet djali i bas-baritonit të shquar / Maksim Gega; Dhurata Hamzai

U nda nga jeta në vitin 1992 dhe prehet me nota pentagrami në mendjen e njerëzve.