Ish-gruaja britanike e një miliarderi rus, i cili u urdhërua të paguajë 572 milionë dolalrë si faturë divorci, ka marrë copën e parë të shpërblimit të saj duke shitur një helikopter, njoftonin avokatët e saj.
Mandati i naftë e gazit Farkhad Akhmedov u urdhërua të paguajë rreth 40 për qind të pasurisë së tij për Tatiana Akhmedova nga gjykata e lartë e Londrës në 2016 në një nga faturat më të mëdha të divorcit në histori.
Gjyqtari urdhëroi Akhmedov t’i jepte ish-gruas një koleksion arti modern me vlerë mbi 90 milionë paundë, prona angleze me vlerë 2.5 milionë paundë, makinën Aston Martin me vlerë 350,000 paund dhe copën në para të thata 350 milionë paund.
Por ai nuk ka nisur ende zbatimin e urdhrave duke e quajtur procedurën, të gabuar.
Gjykata ka nisur sekuestrimet e pasurisë nëpër kompanitë offshore si dhe ka sekuestruar jahtin M.V. Luna.
Helikopteri i tipit Eurocopter EC155 që më parë përdorej për të çuar të ftuarit në jahtin Luna, u shit për rreth 5 milionë euro.
Luna është një jaht ekspedite i ndërtuar fillimisht për miliarderin tjetër Roman Abramovich para se Akhmedov ta blinte në 2014. Mjeti gjigant ka nëntë platforma, 50 njerëz ekuipazh, dy helipade, një pishinë gjigante dhe një mini-nëndetse.