Nga studiot televizive politike zakonisht dalin lajme, intervista, debate e analiza. Po kësaj here ne nuk kemi dëgjuar me vëmendje çfarë thuhet por çfarë duket në tre nga emisionet më të njohur të mbrëmjes.
Tre gazetarë, që si ta kishin bërë me fjalë, kanë rritur mjekrën. Nuk janë më djem të rinj as Ilir Babaramo, as Alban Dudushi e as Sokol Balla, ama përderisa kanë vendosur të dalin në ekran me look-un e ri, u ka pëlqyer vetja para pasqyrës e para kamerës. Dhe ne të vërtetë duken vërtet mirë. Tendenca e mjekrës që prodhuan njëherësh studiot politike është cool.