osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kuvendi i PD, si pasqyrë e “shpresës” studentore!

Kuvendi i PD, si pasqyrë e “shpresës” studentore!

Nga Alfred Peza /

Mjafton të shohësh, dëgjosh e lexosh deklaratat e ish drejtuesve më të lartë të 28 viteve të fundit rreth Kuvendit Kombëtar të PD, për të kuptuar se përse studentët që protestojnë prej mbi 10 ditësh, megjithëse po ngurojnë akoma me qeverinë, e kanë refuzuar kategorisht opozitën. E ta mendosh se mënyra si qeveriset një parti sot në opozitë, është edhe prova e vetme për të kuptuar sesi ajo mund ta qeverisë Shqipërinë nesër, atëherë kuptohet edhe më qartë se përse të rinjtë kanë një qasje krejt ndryshe sot, për hallin e tyre.

Kuvendi i Partisë Demokratike, që do të mbahet më 15 dhjetor (të shtunën) pritet të votojë për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit të Ri Kombëtar, me votën e 7500 delegatëve (as stadiumi “Selman Stërmasi” nuk mund të zerë kaq njerëz në Tiranë?!). Më pas prej tij do të zgjidhen Kryesia, nënkryetarët dhe sekretariati i ri. Vetëm 24 orë përpara kësaj, braktisja e mbedhjes së Kryesisë nga Arben Imami një ndër themeluesit e parë e më kryesorët e PD, është treguesi i temperaturave reale, që vlojnë brenda mureve të SHUP-it.

“Lulzim Basha po shkel statutin, nuk respekton asnjë normë”,- tha ish ministri i Mbrojtjes, për gazetarët duke shtuar se “një opozitë që drejtohet në mënryrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare. Ndaj i bindur plotësisht në principet mbi të cilat e nisëm këtë luftë për liri dhe demokraci, ju bëj me dije se pjesëmarrja ime në atë Kuvend, do të ishte e pamoralshme”.

Më herët, me anë të një statusi në rrejtet sociale, ish Kryetarja e Parlamentit dhe nr. 2 i kësaj partie për më shumë se një dekadë, Jozefina Topalli u shpreh se “maska bie një ditë Lul! Duket sikur kësaj here i ka ra mbarë. Askush se ka mendjen tek ai. Dhe Luli ka caktuar që të bëjë Kuvendin e Partisë. Në kundërshtim me statusin e PD, në thyerje të gjithë traditës demokratike 25 vjeçare, si një Lul i vërtetë ai (përsëri) nuk thirri as kryesinë, as Këshillin Kombëtar për t’u konsultuar as për datën e Kuvendit, as për axhendën, as për çështjet politike të ditës. Në fakt, që ditën që Lulzim Basha është ulur në karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjëherë Këshillin Kombëtar duke hyrë në rekordet guiness të politikës shqiptare.”

Një qëndrim po kaq kritik ka mbajtur në mënyrë konstante edhe ish Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi, i cili shkon edhe më tej kur thotë se “Lulzim Basha duket i nervozuar nga refuzimi i qartë i protestës për opozitën dhe po mendon me siguri që një “gjellë që nuk është për mua, i raftë miu brenda”. Dhe nuk ka faj, sepse mund të jetë rast unikal në botë që njerëzit e revoltuar me qeverinë nuk pranojnë mbështetjen e opozitës. Por kjo nuk është rastësi. Sepse Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur vetë në gjithë këto vite, sepse nuk ka lënë gjë pa bërë që kjo ditë të vinte.”

Shpjegimi që për shumëkënd duket i pakuptueshëm, për ish drejtuesit më të lartë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës, është shumë i qartë. Jozefina Topalli e thotë farë shkoqur se “është unike në botë në fakt, që opozita e vërtetë të derdhet në rrugë, ndërkohë që Kryetari i opozitës farmale të ndryhet në pallate. Nuk ndodh kurrë, që protestuesit të refuzojnë kryetarin e opozitës. Kjo ndodh vetëm kur opozita tradhëton misionin e saj, si në rastin e lb (Lulzim Bashës). Prandaj ai refuzohet.”

Të gjitha këto, por edhe shumë e shumë arësye të tjera, janë jo vetëm treguesi se përse studentët e vërtetë, që kanë dalë në protestën e vërtetë, për shqetësimin e tyre të vërtetë edhe në këto kushtet e pengmarrjes, e goditën opozitën (PD + LSI) jo vetëm me grusht, por e detyruan që të mbyllet nëpër zyra e në foltoret e selive të partive të tyre.

Ndaj, Kuvendi i PD megjithëse mbahet në kushtet e ilegalitetit të plotë, (me 7500 delegatë, ruajna Zot ku do i fushësh të gjithë?!) e ka të sigurtë që tani rezultatin. Ai çdo gjë mund të prodhojë, përveçse shpresë për studentët e vërtetë protestues. Eja besoje më pas, se kjo lloj opozite, mund të ngjalli vërtetë shpresë më pas, edhe për gjithë Shqipërinë! /Alpenews