Numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut vlerëson Tiranën.
E pranishme në vendin tonë për një vizitë zyrtare ku është pritur me autoritetet më të larta, zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller ka postuar në profilin e saj në Twitter një foto nga dhoma e hotelit ku shihet pamja e bukur e sheshit “Skënderbej”.
“Shumë e lumtur që jam në Tiranë: foto e mrekullueshme nga Sheshi “Skënderbej”.
Shqipëria di si të dekorohet për ditët e festave”, shkruan Rose Gottemoeller.