Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një deklaratë të përbashkët për shtyp me zv.Sekretaren e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller e cila ndodhet sot në Tiranë, në një vizitë zyrtare. Gottemoeller nisi axhendën e takimeve zyrtare në Ministrinë e Jashtme, ku u prit në një takim nga ministri Ditmir Bushati që pasoi me Xhaçkën. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka foli pas votimit ne Kuvendin e Kosoves ku përshëndeti vendimin historik për krijimin e ushtrisë.
“Vendimi i sotem i sherben frymes euroatlantike dhe paqes ne rajon. Vleresojme vendosmerine e Autoriteteve te Kosoves per bashkepunim me Aleancen e Atlantikut te Veriut,” tha Xhaçka. Ajo gjithashtu tha se ishte entuziaste për vendimin e NATO-s për vendosjen e Kuçovës si bazë taktike për operacionet e Aleancës në rajon. “Shqipëria e vendosur për ruajtjen e unitetit dhe kohezionit, që janë vlera që na bëjnë bashkë. Qeveria do e rrisë buxhetin për forcat e armatosura në vitin 2019. NATO zgjodhi bazën ajrore të Kuçovës si bazë taktike . Shpreh bindjen e plotë se projekti do të zhvillohet në kohën e duhur.
Kontributi i Shqipërisë për NATO-n ka qenë i madh dhe është treguar me fakte. Në më pak se 2 vite trefishuam numrin e trupave në Afganistan, mbështet misionin e KFOR-it në Kosovës, si dhe misionet e NATO-s në detin e Egje,”tha Xhaçka.
Ndersa zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller në një konferencë për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se NATO “është angazhuar për të kontribuar në sigurinë e Shqipërisë. Ne kemi ndërmend të investojmë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë dhe ky investim prek sidomos aspektin me furnizimin me karburant apo anë të tjera logjistike. Ky projekt synon për të modernizmin dhe rrit nivelin e sigurisë”.
“Shqipëria ka rritur personelin e forcës reaguese të NATO-s në Afganistan. Shqipëria ka gjithashtu efektivë që marrin pjesë në forcën shumëkombëshe luftarake në Letoni”, tha Gottemoeller. Ajo u shpreh e impresionuar për aftësinë dhe kapacitetin e trupave shqiptare. “Shqipëria qëndron përkrah aleatëve përmes kontributit të saj me personel dhe financiarisht në Ukrainë dhe në luftën kibernetike”, tha Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.
Gottemoeller tha se e gjitha kjo dëshmon kontributin tuaj në drejtim të paqes dhe sigurisë. “Shqipëria po kryen investime të shumta në Forcat e Armatosura duke rritur gjithashtu GDP-në me 2 % deri vitit 2024”, tha Gottemoeller.
NATO, u shpreh Gottemoeller “është angazhuar për të kontribuar në sigurinë e Shqipërisë. Ne kemi ndërmend të investojmë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë dhe ky investim prek sidomos aspektin me furnizimin me karburant apo anë të tjera logjistike. Ky projekt synon për të modernizmin dhe rrit nivelin e sigurisë”.