Protesta e studentëve mbylli sot ditën e dhjetë të sajën. Siç edhe është kuptuar tanimë, interesi duket se është zbehur dhe studentët nuk janë më si në ditët e para të tyre.
Fakti se kryeministri Rama i ka ftuar thuajse çdo ditë për dialog dhe pranimin e 8 pikave duket se më në fund po shkohet drejt një rruge negociimi.
Nga ana tjetër, përballë kryeministrisë vijon të qendrojë një grup i vogël me studentë. E vërteta është, se ata që “kanë mbetur” janë aktivistë të “Lëvizjes për Universitetin” si dhe militantët e “rinj” të PD dhe LSi, që mendohet të jenë arsyeja kryesore e përçarjes së protestës masive.
Foto e mëposhtme është e publikuar në faqen e “Lëvizjes për Universitetin”, ku sipas tyre përderisa nuk i ndal shiu, qeveria “jo e jo”.