Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla është parë në Tiranë.
Ai është shfaqur nën shoqërinë e dy grave dhe një burri i cili largohet i pari nga tavolina. Dëshmitarë okular në këtë hotel ku ka është filmuar Adriatik Llalla, thanë se ish-Kryeprokurori qëndroi për më shumë se 30 minuta në lobin e këtij hoteli, gjatë të gjithë kohës dy bodigardë qëndronin tek dera duke e vëzhguar në mënyrë konstante.
Kujtojmë se në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan afro 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.
Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara.