osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkrirja e bandës së KLD i shfuqizon “lejen e lindjes” Gjin Gjonit, hetim të plotë pasurisë marramendëse dhe të pajustifikuar të Gjyqtarit të Apelit

Shkrirja e bandës së KLD i shfuqizon “lejen e lindjes” Gjin Gjonit, hetim të plotë pasurisë marramendëse dhe të pajustifikuar të Gjyqtarit të Apelit

Reforma në drejtësi po implementohet me shpejtësi, teksa janë ngritur për dy ditë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

Ngritja e këtyre dy institucioneve të rëndësishme të Vettingut do të sjellin menjëherë zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm me një mandat 7 vjeçar, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe në veçanti bashkë me institucionet e tjera dhe ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me ngritjen e SPAK dhe BKH do të marrë fund dhe koha e “artë” e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, që për 28 vite kanë vjedhur dhe rrjepur këtë popull, pa pasur frikën se një ditë do të dalin para drejtësisë dhe do marrin ndëshkimin që meritojnë.

Por ngritja e KLGJ ka sjellë dhe shpërbërjen e KLD që drejtohet nga ana e Presidentit Ilir Meta dhe që ka funksionuar gjithnjë si një bandë keqbërësisht që vetëm drejtësi nuk kanë bërë dhe implementuar ndonjëherë në Shqipëri.

Dhe me shpërbërjen e KLD ka marrë fund dhe “mbretërimi” i anëtarit të këtij institucioni të lartë gjyqësor, njëherësh gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, miliarderi i drejtësisë që me rrogën e vet dhe me “pajën” e gruas zotëron një pasuri marramendëse.

Por njëherësh ka ndaluar dhe “leja e lindjes” së dhënë nga Ilir Meta për Gjin Gjonin, njeriun e tij në shkallët më të larta të sistemit gjyqësor dhe që po përdoret dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë si një etalon krahasues për të treguar se sa i korruptuar është një gjyqtar.

Ndonëse është treguar i gatshëm për të kaluar në Vetting, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë për Gjin Gjonin, ndërkohë që mësohet se është rikthyer sërish hetimi i pasurisë së tij, bazuar dhe në një kallzim të paradokohshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Kallëzimi i ILDKPKI ka në themel akuzën për një pasuri marramendëse të pajustifikuar të gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni dhe bëhet fjalë për një shumë mbi 300 mijë euro.

Ndonëse gjyqtari Gjin Gjoni e ka dhënë shpjegimin e tij njëherë në prokurori kur është thirrur për këtë qëllim, në lidhje me 18 akuzat e ILDKPKI për paligjshmërinë e pasurisë, që nga falsifikimi i kontratave noteriale, falsifikimi i deklaratave, deklarimi i rremë, burime financiare jo të ligjshme e deri tek fshehja e aktiviteteve fitimprurëse, prokuroria shqiptare nuk është e bindur tashmë dhe kërkon një rihetim me themel të pasurisë së tij.

Sipas ILDKPKI, Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi, për të justifikuar burimin e parave për blerjen e një vile me vlerë 700 mijë euro, dyqani 150 mijë euro, apartamenti mbi 530 milionë lekë të vjetra dhe pasuri të tjera të deklaruara, kanë falsifikuar edhe një kontratë shitjesh aksionesh në një kompani me vlerë 300 mijë euro.

Sipas ILDKPKI aksionet në të vërtetë janë shitur për 70 000 lekë, duke hedhur hije dyshimi se dy kontratat, njëra me vlerë 300 mijë euro dhe tjera 70 mijë lekë, kanë të njëjtin numër “nr. 384 rep dhe nr. 384 kol, të datës 20.03.2007”. Gjin Gjoni ka pranuar se kontratat kanë numër të njëjtë, por sipas tij ky është ndonjë gabim ordiner i noteres në momentin e përpilimit të saj.

Ai thotë se bashkëshortja e tij Elona Çaushi më 20 mars 2007 ka realizuar shitjen e një pjese të kuotave të shoqërisë gjermane “Gbr. Heineman Gmbh” në vlerën 70 000 lekë dhe 300 000 euro dhe të dyja kontratat mbajnë datën 20 mars 2007.

Sipas Gjin Gjonit këto kontrata japin vlerën e aksioneve sipas vlerës në regjistrin tregtar, por edhe vlerën reale të shitjes së pronës, pra të një pjesë të aksioneve të kësaj shoqërie.

Ndërkohë që ILDKPKI e akuzon Gjin Gjonin se bashkë me bashkëshorten Elona Çaushi kanë falsifikuar edhe disa deklarata për kthim borxhi në shuma të mëdha, për arësye se pala tjetër, shtetasi gjerman, Verner Mehlber, nuk ka qenë prezent në momentin e kryerjes së veprimeve juridike, për shkak se nuk figuron në sistemin TIMS.

Nga ana tij, Gjin Gjoni mohon akuzat dhe thotë se nuk është faji i tij se pse nga ana e sistemit TIMS nuk janë shënuar hyrjet dhe daljet e Mehlber, duke mos dhënë asnjë shpjegim se ku qëndron ndikimi i tij si gjyqtar, nëse duhet të shënohen të dhënat në sistemin TIMS të një shtetasi të huaj ose jo.

ILDKPKI akuzon dhe se disa dokumente të dorëzuara nga çifti në QKR janë vulosur nga një vulë të një kohë të mëvonshme nga koha e dorëzimit. Sipas këtij institucionim “Vula e vendosur në këto dokumente ka hyrë në fuqi në datën 20.11.2013, ndërkohë që vendimi, aktmarrëveshja dhe siglimi në faqen e parë mbajnë datën 14.10.2010.

Në qoftë se këto dokumente do të ishin depozituar në QKR në datën 14.10.2010, sipas shënimit me dorë, duhet të kishin vulën e kohës specifike përkatëse. Ndërsa Gjin Gjoni thotë se në atë kohë ka qënë prishur sistemi kompjuterik në QKR dhe për këtë nuk mban ai përgjegjësi.

Duke qënë se akuzat në drejtim të Gjin Gjonit në lidhje me pasurinë dhe falsifikimin e dokumentave janë “pirg”, pa mundur të japë një justifikim të qenësishëm, dhe Prokuroria e Llallës ka heshtur deri në fund për këto shkelje, organi i ri i akuzës ka vendosur të veprojë fort.

Pritet që Gjin Gjoni të thirret sërish në Prokurori për të dhënë shpjegime në lidhje me këto akuza, një veprim ky i organit të akuzës që do të startojë pa nisur Vettingu për të, në mënyrë që të ecet më pas paralel me hetimin e pasurisë marramendëse të tij.

Tashmë që dhe Ilir Meta është me ndikim minor në sistemin e drejtësisë, prokurorët e Berishës dhe po të Metës janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të Vettingut, si dhe KLD është shkrirë, gjyqtari Gjin Gjoni pritet të vihet para drejtësisë për abuzim.

Gjoni do jetë zyrtari më i lartë i drejtësisë që do të vihet nën kallzim penal pas ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, që është nën akuzë për pastrim parash dhe vepra të tjerra penale. “Peshqit e mëdhenj” janë dhe nga radhët e drejtësisë dhe presin të gjykohen./Pamfleti