Shikuesit e rrjetit televiziv Sky News u çuditën kur një “kopje” e gazetares u shfaq pas saj, ndërsa ajo po raportonte jashtë Downing Street, Londër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video e cila tregon korrespondenten politike Laura Bundock.
Çfarë bie në sy është fakti se gazetarja, e mbështjellë me një pallto të zezë dhe një shall të portokalltë, nuk është e vetëdijshme për një grua e cila ishte duke përdorur një telefon vetëm pak metra prapa saj, e veshur pothuajse identikisht.
Përveç veshjes thuajse të njëjtë, ato dyja kanë të njëjtën ngjyrë dhe flokët në një gjatësi të ngjashme.
Ajo që e bën videon edhe më interesante, siç theksohet nga përdoruesit e mediave sociale, është fakti se asnjëra nuk i kushton vëmendje tjetrës, pavarësisht se ishin aq afër. /Telegrafi/