osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali/ KLSH urdhëroi shkarkimin: “Padrino” i Tatimeve mban ende në detyrë dy kokat e korrupsionit

Skandali/ KLSH urdhëroi shkarkimin: “Padrino” i Tatimeve mban ende në detyrë dy kokat e korrupsionit

KLSH ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të dy prej ‘kokave’ më të korruptuara të Tatimeve

Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e ‘Pamfleti.net’, ku flitet për një skandal që po ndodh në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në Tiranë. Në denoncim thuhet se Drejtoria e Tatimeve ka sfiduar edhe Kontrollin e Lartë të Shtetit, teksa mban të fshehtë raportin e këtij institucioni, vetëm e vetëm që të mbrojë dy punonjësit e saj të kapur në shkelje.

Në raportin që DPT po mban të fshehtë thuhet se KLSH ka urdhëruar shkarkimin e dy nëpunësve më të rëndësishëm të Tatimeve, për shkak të shkeljeve të rënda që janë konstatuar.

Mësohet se KLSH ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të dy prej ‘kokave’ më të korruptuara të Tatimeve, zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Xhavit Curri, dhe drejtoreshën e rimbursimit, Aida Gegajn. Më tej, thuhet në denoncim, se këta dy persona të korruptuar po mbahen në detyrë nga drejtori i kabinetit, ‘Padrino’ Endi Çekani, i cili ka lidhje të ngushta me ta.

Denoncimi i plotë:

Skandal !!!!!! DPT sfidon KLSH. Kontrolli i lartë i shteti urdhëron shkarkim për dy nga nënpunësit më të rëndësishëm të DPT pas shkleljeve të konstatuata.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po mban të fsheht raportin e K.L.SH në lidhje me këtë institucion! Në një kohë kur drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Vasilila Vjerro ka marë lejen e lindjes, institucion ndodhet në një kolaps të vërtet. Ky institucion drejtohet nga sekseri i deklaruar dhe i betuar Endi Çekani. Ky njeri meret me emerimet dhe shkarkimet e nënpunësëve të kësaj drejtorie, dhe del garant për cdo gjë. Fut, heq , transferon, con në detyrë, ul në detyrë, komandon drejtrora sipas qefit dhe pa motivacion vetëm duke parë interesin e tij. Është duke shkaktuar një dëm të madh buxhetot pasi të gjithe punonjësit e larguar dhe të transferuar vazhdojnë të marin rrogat dhe dëmshpërblime sepse gjykata i ka hedhur poshtë të gjitha vendimet e këtij institucioni.

Ka mbi 10 ditë që KLSH ka nxjerrë raportin e auditit dhe ka propozuar largmin nga puna për dy nga drejtuesit më të rëndësishëm.

Xhavit Curri zv.drejtor i përgjithshëm, me shkelje të rëndë, propozim largim nga shërbimi civil.
Aida Gegaj drejtoresha e rimbursimit ose sic njihet ndryshe drejtoresha e 30% ( vetëm gjatë vitit 2018 ka firmosur më shumë se 10 milion euro rimbursim nga taksat e qytetarve, rimbursime fiktive, mendojeni sa shumë ryshfet kanë marrë)
Të dy personat e mësipërm janë kapur në shkelje të rëndë dhe duhet të largohen nga administrata, por ata vazhdojnë punën pasi kanë mbështetjen e drejtorit te kabinetit Padrio Endi Çekanit.

Raporti i KLSH duhet të zbatohej menjëherë, duke larguar nënpunësit që kanë bërë shkelje, por Padrino Endi Çekani, drejtori i kabinetit vazhdon të shkel ligjin duke komanduar drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve Xhavit Currin, në një kohë kur është propozuar për largim. Nga ana tjeter drejtoresha e rimbursimit vazhdon me 30%%%% e skemës. Ftoi prokurorinë të hetoi tabulatet telefonike të Endi Çekanit pasi do zbulojnë mega skandale ligjore dhe korruptive. Gjithashtu ftoi prokurorinë të hetoi raportin e KLSH. Me poshtë keni vetem 1 faqe të raportin të KLSH./Pamfleti