osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vaso Shaka, kolosi i basketbollit me një histori të bujshme dashurie

Vaso Shaka, kolosi i basketbollit me një histori të bujshme dashurie

Cili ishte djali, karriera e të cilit do të shpërthente duke shkëlqyer që në moshë shumë të re, për t’u bërë një lider, kapiten dhe një ndër basketbollistët më të shquar të basketbollit shqiptar? Një karrierë unike ajo e Vaso Shakës: Nga tradita me patina, te koshat e shkollës “Çajupi” që do t’i jepnin famë, jo vetëm në Shqipëri, por deri në Kinën e largët që merrnin për model stilin e tij. Spektakolar në lojë, shënues i pandalur: Nga 101 pikët në Ballkaniadë, te 120 të realizuar ndaj Dinamos dhe 38 pikë shënuar kundër gjigantëve të Jugoplastikës. Nga trajnerët Stërmasi e Borova, te pesëshja e paharruar tiranase, sfidat në derbi, trajner i vajzave të 17 Nëntorit, një jetë plot surpriza e pasione për artin, pikturat dhe muzikën.

Çfarë bën Vaso Shaka, një emër me të cilin është e lidhur një pjesë e rëndësishme dhe historike për vlerat sportive, njerëzore të një brezi, gjenerate, që i dhanë jetë një sporti tejet pasionant për shqiptarët, edukues dhe mjaft i preferuar, sidomos atij të viteve ’70 e më pas?

Mbi patina, traditë familjare

Lindur në Korçë, në vitin 1942, vllah me origjinë. Familja Shaka, prindërit, Vaso dhe motra transferohen në Tiranë kur ishte 6 vjeç. Sportin e ka nisur me dëshirën për t’u bërë futbollist, madje shumë i kërkuar edhe nga trajneri Myslym Alla si portier. Pastaj skermë, volejboll, pingpong, atletikë, patina i gatshëm për të luajtur në të gjitha sportet te Pallati i Pionierëve në Tiranë. Por në familjen Shaka traditë është një disiplinë pak e rrallë, por shumë aristokrate siç janë patinat, një sport i pëlqyer, shumë i preferuar dhe i frekuentuar për ta.

Madje pasioni mbi patina ishte i pari, në veçanti motra Rozeta, gruaja e prof. Alfred Uçit, ka qenë ndër të paktat vajza moderne të kohës kur përgjatë Bulevardit të Tiranës mbi patina demonstronte patinazhin artistik, nën vëmendjen dhe kuriozitetin e qindra qytetarëve tiranas. Por, ndryshe nga tradita, Vaso Shaka do të luante një tjetër sport, edhe ai shumë fisnik, madje duke qenë lider, tejet spektakolar dhe i papërsëritshëm.

Çajupi, emri i poetit që do t’i jepte famë

Gjithçka që ka lidhje me fillimet sportive të Vaso Shakës nis me startin në shkollë: Nga tetëvjeçarja “Shkolla e Kuqe” një nxënës i mirë i saj, për të vijuar në gjimnazin “Çajupi”. Nga trajneri i tij i parë Avni Zajmi në patinazh, tek Ahmet Golemi në skermë, pastaj Pëllumb Pelivani në volejboll, Elez Maha në atletikë dhe në gjimnaz me mësuesin e edukimit fizik dhe më pas trajnerin e parë të tij, Abdulla Stërmasi. Ishte ai që e tërhoqi nga çdo sport tjetër duke e orientuar drejt basketbollit. Atje gjen B. Shehun, F.Guraziun, A. Korbin, I. Konjarin duke hedhur bazat e krijimit të skuadrës së shkollës dhe më pas të 17 Nëntorit. Janë vitet kur rivaliteti midis shkollave të mesme të kryeqytetit është shumë i madh dhe janë pikërisht gjimnazistët e “Çajupit” që për herë të parë thyejnë dominimin e gjatë “qemalstafas”.

Borova, strategu që e afron te 17 Nëntori

Një karrierë e nisur në mënyrë modeste, luhet me tabela dërrase e në dhe të zi, në parqet sportive “Studenti”, ai tek Lojërat me dorë te Rruga e Elbasanit për të ardhur tek ai i “Konferenca Pezës”, i njohur me emrin “Parku i Xha Tonit”, ndonëse plaku i palodhur legjendar që mirëmbante fushat quhej Xhetan. Nga ai kompleks i hapur kanë dalë basketbollistë, volejbollistë e shumë sportistë tjerë, të cilët janë stërvitur me dekada në atë mjedis sportiv që i përkiste klubit 17 Nëntori. Viti 1959, trajneri, mjeshtri i njohur Feti Borova ka nuhatjen profesionale dhe e tërheq Vaso Shakën nga të rinjtë te skuadra e parë e 17 Nëntorit.

E aktivizon si qendër apo qendëranësor duke zëvendësuar Boris Bumçin dhe ndeshja e parë e Shakës me 17 Nëntorin regjistrohet në Tiranë kundër Vllaznisë së Radojës, Golemit për Spartakiadën e Parë Kombëtare. Është aktiviteti i parë zyrtar i tij në të cilin 17 Nëntori shpallet fitues me Vaso Shakën i cilësuar e vlerësuar si një ndër talentet emergjente e të padikutueshëm të basketbollit. Ndonëse shumë i ri në moshë, vetëm 17 vjeç, por me një stil loje, gjuajtje që ofronte diçka të re në basketbollin kombëtar. Pastaj transferimi në Çekosllovaki dhe periudha 1960-1961 e gjen Vaso Shakën student në Bratislavë, ku aktivizohet me skuadrën e qytetit në hendboll. Pret t’i vijë federimi nga Praga, luan fazën e parë, por kjo nuk do të zgjasë, pasi marrëdhëniet me Çekosllovakinë prishen dhe në 1961 kthehet përfundimisht në Tiranë.

Një stil i ri dhe modern loje

Janë vitet kur fillon aplikimi i sulmit të shpejtë, mbrojtje agresive me gjuajtje nga larg që të zvogëlohen diferencat në shtatlartësi me lojtarët e huaj. Në veçanti roli i lojtarit qendër kërkon tjetër interpretim e kur basketbolli është në hapat e para të transformimit, shfaqet Vaso Shaka, të cilit natyra i kishte falur disa dhunti, ndër të cilat virtuozitetin me topin në rolin e qendrës dhe qendëranësore. Me kërcyeshmëri të lartë, ai realizonte me lehtësi kosha spektakolarë nga pozicione të vështira, madje me disa stile në gjuajtje si me hark, nën tabelë, nga distanca, duke demonstruar reflekse dhe intuitë natyrale. Jo lojtar force, ai ishte zotërues i dy tabelave, gjithmonë me gjurin e djathtë të fashuar, Shaka ka qenë lojtari më i mirë i pesëshes, si në lojën individuale dhe atë kolektive.

Me aftësi të shkëlqyera teknike e taktike, me individualitet të spikatur, elegant, asitman, me një lojë të pastër e plot fantazi, dallohej për spostimet brenda e jashtë zone dhe me një orientim ideal në fushë ai shënonte edhe ndaj kundërshtarëve të huaj shtatlartë. Shumë kurajoz e me iniciativë, i qetë, i vëmendshëm, i ekuilibruar në momentet më të vështira e decizive të takimit: Kur topi adresohej në duart e Vaso Shakës, ishte një garanci më shumë. Lojtar spektakli dhe me stilin e tij origjinal demonstronte një diapazon e arsenal të madh në lojë, si një basketbollist i gjithanshëm.

Pallati i Sportit dhe Ballkaniada

Nga ndeshja e parë ndërkombëtare zhvilluar në 1959 në Tiranë me përfaqësuesen e kryeqytetit ndaj hungarezëve të BFS-së, pas një viti në Ballkaniadë në Sofje, në janarin 1961 në “Lojërat e Mesdheut” në Bukuresht për të vijuar në Festivalin e Helsinkit. Viti 1963 është plot aktivitete ndërkombëtare: “Lojërat e Ushtrive Mike” në Pekin, pastaj në Xhakarta, Kore dhe në fund të vitit janë dy takimet e para ndërkombëtare miqësore me Kubën në basketboll (në volejboll në muajin qershor ishte zhvilluar një turne ndërkombëtar ku edhe u përurua pallati), të zhvilluara në pallatin e sportit “Partizani”: E para me tabela dërrase dhe e dyta me plastike të sapomontuara.

]Por, ballkaniada e 1965-ës shënon kulmin dhe majën e karrierës së tij. Një aktivitet i zhvilluar në Pallatin e Sportit Partizani, në Tiranë, i ndërtuar edhe me kontributin vullnetar të sportistëve. I grumbulluar me ekipin e Partizanit, pasi përfundonin stërvitjen, skuadra, drejtues, trajnerë punonin deri në një orë në ditë për të shpejtuar realizimin e tij. Pastaj turneu: Kapiten e skuadrës dhe lider i saj pas tri takimeve ai shpallet shënuesi më i mirë i turneut duke realizuar 101 pikë. Është ballkaniada që shënon kthesën rrënjësore të basketbollit shqiptar: Nuk ka më humbje deri në disfata me diferenca të mëdha pikësh.

Lojtar i precizionit të lartë

I tillë ka qenë. Ndonëse me shtatlartësi 187 cm, nëse do t’u referohesh komenteve të shtypit dhe skedave të kohës kur ka luajtur, do të konstatosh se ka realizuar në mënyrë sistematike mesatarisht rreth 30 pikë për ndeshje. Lojtar qendre apo anësor gjithmonë i mbuluar nga lojtarë shtatlartë (në veçanti në aktivitetet ndërkombëtare), Vaso Shaka është dalluar për saktësinë në gjuajtje, në zonë e jashtë saj, duke modernizuar që në atë kohë rolin e lojtarit qendër duke dalë nga zona e saktësinë në realizim. Me lëvizshmëri natyrale, shumë elegant, mënyra e lojës dhe stili që demonstronte ishte diçka e veçantë për kohën, tifozët e specialistët duke luajtur në mënyrë konstante me një basketboll të admirueshëm. Ka rekordin me 120 pikë të realizuara në një ndeshje: Kupë Republike, në fund të viteve ’60 te Parku mbrapa Kryeministrisë kundër Dinamos, ndërsa ndeshja ka përfunduar 157-40, për 17 Nëntorin Vaso Shaka ka shënuar 120 pikë.

Lamtumira në Partizani-17 Nëntori

Me një karrierë të shtrirë në vitet 1960-1973, midis ndeshjeve të rëndësishme dhe atyre që nuk harrohen, mbeten përballjet 17 NëntoriPartizani, ato të viteve ’70, në të cilat ka qenë protagonist absolut i tyre. Përballjet Partizani-17 Nëntori kanë qenë sfida midis sfidave, pasi në to përfshiheshin shumë faktorë si brenda mjedisit sportiv, por edhe jashtë tij. Trajnerë e lojtarë të shquar të kohës me klas e individualitet të lartë teknik; rivalitet i madh kur mjaft takime janë përcaktuar në sekondat e fundit, të shoqëruara në pafundë- si me polemika dhe pastaj një tifozeri e jashtëzakonshme në një pallat sporti të tejmbushur duke mos harruar gjithashtu preferencat e politikanëve të kohës. Mendoni kur në fushë ishin Shaka, Shehu, Kasmi, Lëvonja, Topalli, Avrami, Koleka, Shkurti e përballë: Fagu, Pali, Zaçe, Pëllumbi, Përmeti, Mushi, Prifti etj.

Ka zgjedhur pikërisht një takim kur më 28 janar të vitit 1973 për Vaso Shakën ka dhënë lamtumirën duke ia dorëzuar fanellën Kolekës. Nga ai takim ka një kujtim unik: Ruan protokollin e ndeshjes që përfundoi 86-73 për Tiranën në të cilin përfshihen basketbollistë, arbitra, të dhë- na teknike, gjithçka, një dokument interesant shumë i rrallë. Por në karrierën e tij ka shumë sportistë që i dhanë jetë këtij sporti në ato vite: Shatku, Guraziu, Radoja, Lahi, Papa, Konomi, Angjeli N. Profkola, N. Reka, L. Kalebota, Papavangjeli, Kuqo etj. Për më shumë se një dekadë ka qenë kapiten me kombëtaren dhe 17 Nëntorin deri ditën që u nda nga sporti, madje një ndër arkitektët kryesorë të klubit tiranas bashkë me Shehun, Kasmin, Lëvonjën, Topallin, Avramin, Kolekën, Papën, Shkurtin, Daltën etj., duke krijuar një ndër pesëshet më historike të basketbollit shqiptar.

Kina, e çmendur me “Stilin Shaka”

Në Kinë, Vaso Shaka ka qenë pesë herë, me të cilat e lidhin disa momente sportive. Së pari kur stili i lojës së një sportisti merret si model në një shtet tjetër, madje të madh dhe me potencial në sport, si Kina Popullore. 1963, në Institutin e Fizkulturës të Pekinit, për studentët jepen pjesë filmike që demonstronin teknikën e lartë e të veçantë në gjuajtje si dhe stilin e shqiptarit Vaso Shaka. Ndërkohë, gjatë një turneu në Kinë, kur me dy menisqe e dy kavilje njëkohësisht të dëmtuara mjekët kinezë e ndaluan dhe e këshilluan të mos luante pasi mund të kishte pasoja. Por, para takimit, shkonte në spital, ku e mjekonin, vijonte duke luajtur, ndonëse me dhimbje të vazhdueshme gjatë ndeshjes, pastaj rikthimi në spital dhe mjekimi intensiv. Edhe takimin e fundit ndërkombëtar me skuadrën përfaqësuese e ka zhvilluar më 17 tetor 1972, në Tiencin të RP Kinës. Aty e ka dorëzuar fanellën me numrin 9, numër që nuk e ka ndarë asnjëherë gjatë karrierës së tij (pasi te 17 Nëntori, kur ishin bashkë në skuadër, Renato Radoja kishte trashëguar nga të rinjtë numrin 7, ndërsa Shaka preferoi atë me numër 9).

Moviola në basket, ide e Shakës

Ka qenë shumë i qetë, asnjëherë polemika dhe kundërshtime apo debate me arbitra gjatë gjithë karrierës si sportist, trajner, drejtues. Ai është njeriu që propozoi dhe realizoi aplikimin për herë të parë të moviolës në Shqipëri për një sfidë basketbolli e jo futbolli. Në Tiranë, në pallatin e sportit “Partizani” luhet takimi 17 Nëntori-Partizani, në kohën e rivalitetit historik: Kanë mbetur edhe pak sekonda, tiranasit janë në avantazh të një pike në renditje dhe të një pike në fushë, kur arbitri i njohur Virgjil Karaja ka vërshëllyer për shkelje të vijës anësore nga Roland Topalli dhe në mes të polemikave topi i kalon Partizanit, i cili e rifillon me shpejtësi lojën dhe Fagun, realizon duke i dhënë fitoren Partizanit. Në barazim pikësh në renditje do të luhet takimi final për titull. Por, me një kërkesë të klubit për të riparë edhe një herë momentin e shkeljes së vijës, “TVSH”, e cila transmetonte takimin, vë në dispozicion pamjet filmike. Një grup specialistësh, lojtarë e drejtues federate rishikojnë edhe një herë çastin, duke konstatuar se Topalli nuk e kishte shkelur vijën anësore. Sidoqoftë, pas pak ditësh u zhvillua takimi final që u fitua nga 17 Nëntori me koshin në fundlojë të Topallit, por verifikimi i një momenti të diskutueshëm në ekranin e “TVSH”-së është rasti i parë i aplikimit të moviolës në një eveniment sportiv në Shqipëri, që i takon fund viteve ’60-’70, ide që vinte prej Vaso Shakës.

Ndeshjet kundër sllavëve

Janë të paharruara: Kundër Zadarit, në Kupën e Kupave, viti 1970 dhe Jugoplastikës një sezon më vonë në atë të Kampioneve. Të dyja klube të ishJugosllavisë kampione bote me përfaqësuesen, ndërsa me klube në kulmin e formës dhe sukseseve të tyre, ku luanin lojtarë shumë të mëdhenj për kohën. Në veçanti Jugoplastika. Për historinë e basketbollit shqiptar, në veçanti atij me klube në përfaqësimet ndërkombëtare janë ndër më të famshmet, ndonëse janë humbur, por të tilla kanë qenë e mbeten edhe sot. Bëhet fjalë të luaje kundër Shollman, Prug, Skansi, Dvërdic, Gjergjas (lojtari më i mirë në Europë në vitin 1967). Dhe më kryesorja: Ndaj Jugoplastikës në Tiranë, Vaso Shaka ka realizuar 38 pikë që habiti kundërshtarët. Në karrierën e tij Shaka ka rreth 100 ndeshje ndërkombëtare, ku përfshihen edhe përforcimet si ato me Partizanin në një aktivitet të Ushtrive Mike në Kinë (1963); sërish në Kinë më 1966 me Dinamon në një turne të ekipeve të Ministrive të Brendshme dhe me Vllazninë në Kupën Ballkanike në sezonin 1967. Pa harruar turnetë e njohura për EKE të basketbollit në Budapest 1968, Kaljari 1970 dhe Holandë 1972.

Inxhinier kimist në profesion

Ndonëse me një karrierë të shkëlqyer, si një ndër basketbollistët elitarë në kufijtë e një legjende, edhe në profesion Vaso Shaka ka qenë ndryshe: Student në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale, në jetë ka qenë inxhinier kimist dhe për shumë vite ka punuar si teknolohmercolog në Kombinatin e Mishit në Tiranë dhe pas viteve ’90 në Yzberisht, në një tjetër kombinat të produkteve ushqimore. Është karakterizuar nga një ekuilibër dhe i arsyeshëm, shumë i dashur dhe mik me të gjithë, si sportist, ashtu edhe drejtues. Jo i vrullshëm në vendimmarrje, i kujdesshëm deri në detaje.

Krijimi i mitit me vajzat

Vendimi për të qenë trajner i vajzave të 17 nëntorit është marrë në Kinë, gjatë një turneu ku ishin përfaqësueset e djemve dhe vajzave. Duke qenë se trajnerin Qemal Shalsi e caktuan drejtues në federatën e basketbollit, Shakës i propozuan të merrte skuadrën e lënë tashmë nga Shalsi. Ndonëse ishte ende aktiv, por në dilemë për ta lënë apo jo, ishte ky shkaku që kur u kthyen në Tiranë, pas dy javëve merr drejtimin e skuadrës kampione dhe me traditë të hershme në Shqipëri. Pastaj, dhjetë vite protagonist me Shtizën, Dojakën, Betin, Ferhatin, Hoxhën, F. Konçi (Tikja), Xhanin, Gjetja, Gjoni, Xhaxho, V. Bega, T. Vogli, L. Çani, I. Sulollari dhe në harkun e pak viteve në përtëritjen e skuadrës shpërthejnë Myrto e Alibega, Goxhi, Shoshkiç, ndër talentet e mëdha të basketbollit shqiptar, produkt i punës së Shakës kur ishte trajner i 17 Nëntorit.

Dashuria e bujshme e Shakës

Është dashuruar dhe martuar shumë i ri. Ka qenë i famshëm dhe në kulmin e formës kur është njohur me të shoqen, Fitoren, ndër vajzat më të bukura të Tiranës. Dashuria e tij me vajzën e Presidentit të Kuvendit ka qenë një ndër evenimentet kryesore të kronikës rozë të kohës, si ndër historitë më të bujshme të një sportisti me famë në Shqipëri. Njihej kudo ku shkonte. “Madje më shumë se edhe Presidenti i Kuvendit, para se të bëhesha dhëndër. Asnjëherë, në asnjë çast në jetën time familjare dhe karrierën sportive, nuk ka ndikuar kjo lidhje martesore”, shprehet ai. Vaso është njohur si një person serioz, korrekt dhe me iniciativë për të kundërshtuar e refuzuar edhe drejtues partie kur i kërkonin skuadrës apo klubit fitore me çdo kusht ndaj kundërshtarëve të fortë, kur diçka e tillë ishte e pamundur, kjo më shumë në aktivitetet ndërkombëtare.

Pasioni për lulet, operat dhe pikturat

Ka disa pasione, ndër të cilat filmat, të lexojë, të dëgjojë muzikë me preferencë këngëtarin italian Adriano Celentano, por edhe të ndjekë operat kur deri pak kohë më parë shkonte rregullisht në shfaqje. Nuk harron lulet për të cilat kujdeset sistematikisht, por pasioni primar është ai për pikturën. Një preferencë lindur vite më parë, kur klubi ishte në rrugën “Konferenca Peza”, përballë tij ishin studiot e piktorëve. Me shumë prej tyre ishte miq, siç ndodh zakonisht midis artistëve e sportistëve. Nga ajo kohë i vazhdon ky pasion nga i cili nuk është ndarë asnjëherë deri në ditët e sotme. Ka në shtëpi një koleksion të pasur me vepra e punime të artistëve shqiptarë, rreth 100 të tilla nga Shijaku, Mati, Thaçi, Golemi etj. Nga familja e skulptorëve Balli ka një basoreliev me portretin e tij të realizuar prej tyre.

Çfarë bën sot Vaso Shaka?

Është fitues i mbi 25 titujve kampionë dhe i Kupës së Republikës si lojtar e më pas trajner i vajzave të 17 Nëntorit dhe atij kombëtar për një dekadë (1973-1983). Shumë i sjellshëm dhe i edukuar në fushë e jashtë saj, Mjeshtër i Merituar, N/ Kryetar i BFSSH-së, ai është zgjedhur edhe në pesëshen e basketbollit shqiptar të shekullit. Vaso Shaka jeton në një apartament pranë Liqenit Artificial të marrë kur luante sport dhe është prind i dy vajzave, Emona e Boriana, të cilat nuk e trashëguan në sport. I ndjek aktivitetet sportive, shkon pak në pallat sporti, pëlqen televizorin, futbollin, turnetë ndërkombëtare dhe mbetet tifoz i 17 Nëntorit. Pak ka ndryshuar, ndonëse vitet kalojnë, kujton mirë gjithçka, flet shtruar, i qetë dhe tejet familjar kur e sheh të shoqërojë nipin dhe mbesën çdo ditë për në shkollë, apo të shëtisë në mbrëmje në korridoret e liqenit duke pirë kafen me një cigare, së cilës nuk i ndahet. Zotëron një kulturë të admirueshme jo vetëm sportive, sërish elegant si kur luante e vishej, Vaso Shaka mbetet “Një zotëri i basketbollit shqiptar”, një përfaqësues intelektual i vërtetë i “fair play”-t të sportit shqiptar, pasi ashtu e ka interpretuar basketbollin e tij, duke qenë protagonist absolut, i papërsëritshëm.

UVIL ZAJMI